Kodi Penal PS mbron Presidentin dhe gjyqtaret nga shpifja dhe fyerja
Heqja e shpifjes dhe fyerjes nga Kodi Penal ndan socialistet me demokratet. Diskutimi mbi Kodin Penal ka vene ne menyre te qarte ne dy llogore te ndryshme mazhorancen dhe opozites per sa i perket heqjes nga Kodi Penal te veprave penale te fyerjes dhe shpifjes. Per realizimin e ketij ndryshimi ligjor kerkohet nje shumice e cilesuar e votave te cilen demokratet nuk mund ta realizojne pa kartonet e opozites. Mosterheqjen e opozites e ka bere prezente deputetja socialiste Ermonela Felaj e cila shprehet se duhet te shfuqizohet vetem sanksionimi i denimit me burgim duke i klasifikuar si kundervajtje penale qe denohen me gjobe. Kufiri i siperm i gjobes qe parashikon ligji 3 milione leke duket i larte dhe mund te konsiderohet diskriminues per nje gazetar ndaj do te ishte me vend qe masa e saj te percaktohet ne sanksionin e dispozites sigurisht duhet bere nje shkallezim per rastin kur vepra eshte e cilesuar. Partia Socialiste ka dale kunder heqjes me sakte shfuqizimit te neneve 240 dhe 318 te Kodit Penal qe kane te bejne me fyerjen ndaj Presidentit te Republikes dhe ndaj gjyqtareve pra duke i lene si vepra penale. Ne momentin qe Felaj po rehatonte kryekomisioneri Ilir Rusmali ka debatuar me nenkryetarin e komisionit socialistin Fatmir Xhafaj ne lidhje me qendrimin e opozites. fare qendrimi eshte eshte qesharake ajo cfare pretendoni. Duket se nuk e ka marre seriozisht Ermonela - iu drejtua Rusmali Xhafajt.
Qendrimi i PS-seNisur nga doktrina dhe jurisprudenca europiane sugjeroj sa vijon i Nenet 119 120 239 dhe 240 nuk duhet te shfuqizohen ne teresi per arsyet si me poshte vijojne Liria e shprehjes e sanksionuar ne nenin 10 te Konventes Europiane nuk eshte nje e drejte e pakufizuar. Ashtu sikurse liria e dikujt perfundon aty ku fillon liria e tjetrit ashtu edhe liria e shprehjes duhet te perfundoje aty ku fillon dinjiteti i njeriut. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne nenin 3 te saj sanksionon se ...dinjiteti i njeriut te drejtat dhe lirite e tij... jane baza e ketij shteti i cili ka per detyre ti respektoje dhe ti mbroje ato. Kodi Penal ne nenin 1/b te tij sanksionon gjithashtu mbrojtjen e dinjitetit te njeriut. Rrezikshmeria e veprave penale te fyerjes dhe shpifjes rezulton e vecante ne kontekstin shqiptar dhe per me teper shpifja e fyerja jane dy vepra te ngritura ne institucion pikerisht nga njeriu qe kerkon sot ti dekriminalizoje ato - Kryeministri i vendit Sali Berisha. Ne nje fare kuptimi S.Berisha po kerkon te shpetoje nga pergjegjesia penale te vetmen arme te kultures dhe sjelljes se tij politike. Mbrojtja e nderit dinjitetit apo reputacionit te funksionareve shteterore eshte jo vetem nevoje qe te tilla funksione te zhvillohen normalisht pa me te voglin cenim por edhe shprehje e moralit te shoqerise perkundrejt institucioneve qe domosdoshmerish kerkojne respekt per mirefunksionimin e tyre.
Ndeshkimi i veprimeve te cilat cenojne kryerjen e rregullt te detyrave funksioneve shteterore qe lidhen me dhenien drejtesi nuk duhet te lihet vetem ne diskrecionin e personave te demtuar qe mund ose jo ti drejtohen padise civile por edhe shtetit perderisa ne te njejten kohe edhe vete ky i fundit dhe shoqeria jane demtuar. Propozimi yne eshte te shfuqizohet vetem sanksioni i denimit me burgim duke i klasifikuar si kundervajtje penale qe denohen me gjobe. Kufiri i siperm i gjobes qe parashikon ligji 3 milione leke duket i larte dhe mund te konsiderohet diskriminues per nje gazetar ndaj do te ishte me vend qe masa e saj te percaktohet ne sanksionin e dispozites sigurisht duhet bere shkallezimi per rastin kur vepra eshte e cilesuar - paragrafi i 2. Ne raste te kesaj natyre mund duhet te parashikohet shprehimisht ne ligjin e posacem edhe masa e gjobes per personin juridik. Nenet 241 dhe 318 do te ishte mire qe te qendrojne sidomos neni 318 per ti dhene mbrojtje te posacme dinjitetit te funksionit dhe solemnitetit te seances gjyqesore por ne kete rast duhet te shfuqizohet denimi me burgim. Perndryshe krijohen probleme lidhur me parimin e barazise para ligjit penal.