E Diel, 1 Nëntor 2026

Albpetrol si u punesuan militantet

TIRANE- Ndermarrja e Albpetrolit ka mbushur rradhet e punonjesve te saj me militante te partive ne pushtet. Po ku i ka gjetur fondet per nje gje te tille nderkohe qe jane disa vendime te Keshillit te Ministrave qe kane vendosur shkurtime te njepasnjeshme te punonjesve si pasoje e ristrukturimit Kete e shpjegojne per Shqiptarja.com perfaqesues te punonjesve te ristrukturuar duke u nisur nga manovrat qe ka perdorur drejtori Ferdinand Murati kryetar i PD-se per Fierin.
SHKURTIMET
Vendimet e para te qeverise per shkurtime pas vitit 2005 kane qene ato te viteve 2008 dhe 2010 me shkurtime perkatesisht 1.100 dhe 1.294 punonjes. Eumlshte koha kur Albpetroli u jep me shume te drejta shfrytezimi te naftes kompanive koncensionare keshtu qe ka nevoje per me pak fuqi punetore. Aktualisht ne rast se do te zbatoheshin keto vendime ndermarrja do te kishte 1.651 punonjes gjithesej. Por cka ndodhur ne fakt
Ne qershor 2009 ishin zgjedhjet parlamentare nderkohe qe ne maj 2010 ato vendore. Ne dhjetor 2009 u shenua nje shtese prej 1.229 punonjesish ku 901 ishin punonjes krejtesisht te rinj dhe 328 te ardhur nga bashkimi me kompani tjeter. Ne vitin 2010 Albpetroli ka 4.467 punonjes me teper se sa kishte ne 2005-en. Problemi ishte tani qe nuk mund te injoroheshin vendimet qeveritare per shkurtimet keshtu qe u vendos edhe nga shoqeria qe te iknin 1.294 punonjes. Sipas Kodit te Punes dhe VKM-ve ata duhej te trajtoheshin me nga nje vit page secili plus vjetersine e punes qe llogaritet me 15 dite per cdo vit pune.
Fondi
Fondi i njohur nga qeveria qe Albpetroli duhet ta paguante nga fondet e veta per pagesen e punonjesve qe largoheshin ishte 600 milione leke te reja ku perfshihen paga njevjecare dhe vjetersia. Mesatarisht i binte qe cdo punonjes i larguar te paguhej edhe me 8.7 paga mujore. Ketu 348 milione leke jane per pagen njevjecare dhe 252 milione leke per shperblimin e vjetersise. Albpetroli ben ketu nje interpretim te paligjshem te VKM-ve. Ne rast se behen shkurtimet e kerkuara I gjithe fondi prej 600 milione lekesh do te shkoje per punonjesit e larguar. Por drejtuesit e saj i ha meraku se me se do te paguhen personat qe kane marre ne pune dhe qe jane me teper se sa organikat e reja. Me 21 dhjetor 2009 nje Vendim i Keshillit Mbikeqyres miraton marrjen ne pune te 1.229 punonjesve para dhe gjate fushatave zgjedhore.
Ketu drejtori vendos eliminimin e fondit per vjetersine ne pune te atyre qe largohen per te perfituar nje sasi te konsiderueshme parash. Ai vendos te largohen punonjesit e vjeter por te trajtohen ata si punonjes te rinj qe nuk perfitojne nga vjetersia ne pune. Kete te fundit e marrin vetem ata qe kane mbi tre vjet ne pune. Me urdher te tij punonjesit e larguar duhej te merrnin vetem nje vit page duke i trajtuar shkurtimet per ristrukturim ne fakt si pushim te menjehershem per shkaqe te justifikuara.
Mbulimet
600 milione leke jane perdorur nga Albpetroli per nje vit page papunesia te 1.000 punonjesve ne asistence 348.5 milione leke nje vit page per 65 punonjes te Uzinat Mekanike Kucove e Patos 22.65 milione leke per 233 punonjes te ardhura nga Uzinat e mesiperme por qe vazhdojne pune 115.55 milione leke dhe pjesa qe mbetet perdoret per te paguar 224 punonjes te tjere ne marredhenie pune. Ne fakt ky fond duhej te perdorej totalisht per ata qe largohen nga puna.
Manovrat
Nga nentori 2005 deri me korrik 2010 jane shtuar ne Albpetrol 1.522 punonjes po aq sa jane edhe larguar prej andej. Me fondet e parashikuara me Kod Pune per vjetersine ne pune te personave qe largohen per ristrukturim mbulohen pagat vjetore te 458 punonjesve. Ne korrik 2010 nuk jane bere shkurtime krahasuar me 2008-en por aktualisht figurojne 228 punonjes me teper se atehere.
Albpetroli ka ne bordero tani 3.173 punonjes nderkohe qe duhej te kishte 1.651 pra paguan afro dyfishin e numrit te caktuar nga qeveria. Ky numer duhej te ishte arritur qe ne prill 2010 por drejtuesit e saj kane gjetur nje metode joligjore per te siguruar emerimet e reja te cilat edhe me largimet e punonjesve te vjeter rendojne mbi financat e ndermarrjes shteterore.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›