E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektoret Na larguan pasi nadetyruan te firmosim nje kontrate

Tashme kur nuk kane me se cfare te humbasin ata na tregojne se si drejtuesit e rinj i kane neperkembur dhe nuk kane respektuar asnje ligj per te marre vendimin per largimin nga detyra. Ne kishim statusin e nenpunesit civil por me date 3 janar te 2012 na mblodhen te gjithe ne punonjesit e vjeter ne bashkine e madhe dhe na detyruan te nenshkruajme nje kontrate provizore. Sipas ligjit per nenpunesin e sherbimit civil ne kishim te drejte te ankoheshim brenda nje muaji per ndryshimin e kontrates por na thane se ne nuk mund te ankohemi. Sa mbaroi afati i ankimimit pra qe ishte deri me date 3 shkurt filluan te na vijne verejtjet. Deri atehere nuk kishim marre asnje verejtje dhe vetem gjate muajit shkurt na erdhen 6 te tilla - na shpjegojne dy specialistet e larguar tashme nga detyra Vullnet Skendaj dhe Nexhbedin Meda. Meda ka tre vjet qe punon ne kete agjenci dhe ka statusin e nenpunesit civil ndersa Skendaj ka filluar pune ne kete agjenci me 31 mars te 2011 me kontrate provizore por me statusin e nenpunesit civil. Edhe une qe jam me kontrate provizore duhet te me ishte zgjidhur kontrata me 31 mars te 2012 dhe te kalonim ne liste pritjeje - na shpjegojne dy specialistet e larguar nga detyra. Me tej ata na shpjegojne se e gjithe procedura qe kane ndjekur per largimin e tyre nga detyra eshte ne shkelje te hapur te dispozitave ligjore.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›