E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristrukturimi agjencia kishte 47 punonjoes u be me 93

Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit nuk eshte gje tjeter vecse Drejtoria e Kontrollit te Territorit Urban i cili pas ristrukturimit ne tetor te vitit 2011 u quajt AMK. Deri ne tetor te vitit 2011 kjo drejtori kishte 47 punonjes nga te cilet 5 u larguan vete per shkaqe te ndryshme dalje ne pension etj. Nderkohe qe aktualisht kjo ndermarrje ka 93 punonjes. Nga punonjesit e vjeter ata qe ishin marre ne pune me konkurs nga administrata e Rames pasi punonjesit e kesaj agjencia kane statusin e nenpunesit civil 10 prej tyre e kane marre tashme fleten e largimit nga detyra nderkohe qe kjo flete po behet gati edhe per 16 te tjere pasi te 16 keto persona e kane marre tashme nje verejtje per performace te ulet formula qe ka zgjedhur bashkia per te spastruar administraten. Punonjesit thone se megjithese kane kembengulur qe te marrin nje sqarim se ku kane gabuar si dhe te mbrohen nuk kane marre asnje shpjegim nga titullaret. Sipas tyre qellimi i vetem i drejtuesve te bashkise eshte te largojne te gjithe punonjesit qe kane gjetur dhe ti zevendesojne ata me militantet apo familjare te tyre pavaresisht se mund te jene komplet te paarsimuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›