E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetroli, PS kundër. Berisha: Atdheu privat, më i bukur

TIRANE- Kreu i qeverise ka ftuar opoziten te mos kundershtoje me kot ligjin per privatizimin e Albpetrolit, pasi permes tij maksimizohet vlera potenciale e hidrokarbureve, sepse vlera reale është privatizuar me kohë.

Sipas tij, atdheu nuk mund te jete shteteror si njehere e nje kohe, perkundrazi, atdheu eshte privat, i pronareve, pasi keshtu eshte edhe me i bukur.

Ai ka deklaruar se me kete ligj, nuk lejohet me qe deputetet te permbysin trenat, e nuk guxojne te shkojme me ne zonat e tyre, pikerisht per shkak te naftes. Madje, Berisha ka akuzuar opoziten se i vjen ende era nafte, se eshte e vetmja opozite, qe kundershton privatizimin.

“Ndoqa disa nga diskutantët, u them vetëm kaq, kujdes zotëri se janë bërë kaq vite dhe nuk keni hequr dot etiken parti e naftës, ajo nuk është e partive, por e qytetarëve, kombëtare, dhe kjo pasuri partiake, nuk janë trena që përmbyseshin nga deputetet tuaj në këtë sallë që nuk shkojnë dot në vendlindjen e tyre vetëm për shkak të naftës, me atë që i djeg miza e kam, me Majkon nuk e kam unë këtë, smund të them për majkon. Nuk them emra unë, por them se ka që në 2005 dhe prapë ju vjen era naftë ndaj dhe kundërshtoni privatizimin- tha Berisha.

Deputetja, Mimi Kodheli ka kundershtuar privatizimin ne menyren e paraqitur, duke deklaruar se buxhetit po i hiqet nje pjese e mire, plot 50 mln dollare ne vit.

“Atdheu eshte i te gjitheve, vetem privat nuk mund te jete. Kur ne te mendohemi shume mire te privatizojme nje pjese te tokes duhet ta bejme bashkerisht, nese duhet qe brezat qe vijne te kene respekt si per ne edhe per ju”- ka thene ajo.

Grupi i PS-se, ka deklaruar voten e tij kunder projektligjit, madje duke akuzuar qeverine per mostransparence.

Ata jane shprehur se nuk jane kunder privatizimit, por kunder vjedhjes ne emer te privatizimit.

Deputeti socialist Erjon Brace ka kërkuar ne nisje te diskutimit që të sqarohen se sa janë përfitimet e kësaj kompanie në 3 vitet e fundit dhe të bëhet transparencë e plotë e procesit të privatizimit.

“Nuk e di, vijoi ai, ku e gjen qeveria të drejtën që atë që i takon shtetit shqiptar t’ia kalojë me një ligj të parlamentit një privatizuesi. Ky proces nuk e justifikon kalimin e 50 milion dollarëve në vit nga shteti shqiptar tek një privat, për një periudhë gati 20 vjeçare dhe ky privatizues i ri që do të jetë thjesht rentier do të arkëtojë në xhepat tij rreth 1 miliardë dollarë, të cilat janë para që duhet të ishin në buxhetin e shtetit”, tha Brace.

Sipas tij, vendimin për këtë darovitje shumë milionëshe e ka marrë Sali Berisha.

Sipas opozites, gjithe argumentet e dhena per kete privatizim nuk jane bindese.

Ne fjalen e tij, ministri i Ekonomisë Nasip Naco ka sqaruar për pjesën e faktorit R, për të cilin deputetët e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar ndryshimet, me arsyen e lënies së gjithë pasurive të naftës, blerësit privat.
“Albpetrol” duhet të merrte edhe 1% në vit nga gjithë prodhimi faktik në zonën e kontratës, edhe nëse raporti i të ardhurave me shpenzimet është negativ, R është më e vogël se 1%, dhe kur raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve nis e bëhet pozitiv, ku R është më e madhe se 1, ku pjesa e “Albpetrol” nis rritjen duke shkuar deri në 5% të prodhimit total”, tha ai.

Sipas tij, për 8 vjet, faktori R ka arritur nga 0,52 ne 0,77% dhe kushedi sa vite duhen që ai të rritet, kur të ardhurat të kalojnë shpenzimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›