Berisha: Axhendën e Ramës në SHBA e hartoi Angjeli. Ruçi: Ke 7 vite në qeveri dhe ske marrë ftesë nga DASH

Kuvendi i Shqipërisë (foto LSA)
Kryeministri Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Çështja që ka përplasur Berishën me Ruçin ishte vizita e liderit të opozitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha duke akuzuar PS-në se po sjell luftën e brendshme të PS-së në Kuvend, tha se po nxirren justifikime për të mos miratuar ligjin për privatizimin e Albpetrolit. Sipas Berishës kjo është porosi e Anastas Angjelit pasi është ky i fundit që i ka hartuar axhendën e takimeve Ramës për vizitën në SHBA.
Kreu i grupit të PS-së Ruçi reagojë duke thënë se betejat e brendshme po ndodhin në qeveri dhe jo tek opozita. Ruçi tha se vizita e Ramës në SHBA po kryhet me ftesë së Departamentit të Shtetit Amerikan dhe se Berisha edhe pse ka shtatë vite në qeveri ende nuk ka marrë një ftesë të tillë.
Florenc Stafa