Albpetroli, PS kundër. Berisha: Ju vjen era naftë
TIRANE- Kreu i qeverise ka ftuar opoziten te mos kundershtoje me kot ligjin per privatizimin e Albpetrolit, pasi permes tij maksimizohet vlera potenciale e hidrokarbureve, sepse vlera reale është privatizuar me kohë.
Ai ka deklaruar se me kete ligj, nuk lejohet me qe deputetet te permbysin trenat, e nuk guxojne te shkojme me ne zonat e tyre, pikerisht per shkak te naftes. Madje, Berisha ka akuzuar opoziten se i vjen ende era nafte.
“Ndoqa disa nga diskutantët, u them vetëm kaq, kujdes zotëri se janë bërë kaq vite dhe nuk keni hequr dot etiken parti e naftës, ajo nuk është e partive, por e qytetarëve, kombëtare, dhe kjo pasuri partiake, nuk janë trena që përmbyseshin nga deputetet tuaj në këtë sallë që nuk shkojnë dot në vendlindjen e tyre vetëm për shkak të naftës, me atë që i djeg miza e kam, me Majkon nuk e kam unë këtë, smund të them për majkon. Nuk them emra unë, por them se ka që në 2005 dhe prapë ju vjen era naftë ndaj dhe kundërshtoni privatizimin- tha Berisha.
Por ai qe ka ndezur debatin mes deputeteve te opozites dhe te maxhorances eshte privatizimi i Albpetrolit, per te cilin grupi i PS-se, ka deklaruar voten e tij kunder projektligjit, madje duke akuzuar qeverine per mostransparence.
Deputeti socialist Erjon Brace ka kërkuar ne nisje te diskutimit që të sqarohen se sa janë përfitimet e kësaj kompanie në 3 vitet e fundit dhe të bëhet transparencë e plotë e procesit të privatizimit.
Me heret, pak para nisjes së seancës Brace shkruante ne FB se privatizuesit të shoqërisë publike Albpetrol i falen 50 milionë euro cdo vit, para që i takojnë sipas tij vetëm shtetit shqiptar. Vendimin për këtë darovitje shumë milionëshe e ka marrë Sali Berisha- thotë Brace.
Sipas opozites, gjithe argumentet e dhena per kete privatizim nuk jane bindese.
Një tjetër projekligj që pritet të shqyrtohet është edhe ai Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme i cili u miratua disa ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, nderkohe qe opozita kundershtoi duke deklaruar se me kete i jepet pushtet absolut qeverisë.
Nderkohe, ne rendin e dites jane parashikuar per votim projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fushën e përfaqësimit konsullor; Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Malit të Zi; Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim); projektligj Për një ndryshim në ligjin nr.7811,datë 12.4.1994, Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim).