E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veleçiku vijon marshimin, Olimpiku e ndjek

velecikuNga: Sabi Ramekaj

Veleçiku ka mundur Egnatian në shtëpi, duke u shkëputur katër pikë nga ndjekësja më e afërt e saj, Olimpiku, i cili ndodhet katër pikë larg

 

Veleçiku-Olimpiku 3-0

Shënues: Lami 10′ Plishta 58′ Zymeri 61′

Veleciku: Dorzaj, Kukaj, B. Cokaj, Lami, Raicevic, Zymeri, (Demiri 67′) Çolaj, Hila, (Peposhi80′) Fishta (Hysa78′) Plishta, D. Cokaj ,Trajner: B. Duli.

Egnatia: Pepa, Dushi, Lapi, B.Vrapa, (Muhu77′) Vargu, Karaj, Hylviu, (Balliu85′) Arapi, Abazi,(Gjondeda79′) Kasa, Mahmutaj, Trajner: E. Goza.

Gjyqtarë: K. Kola, E. Pulaj, M. Llukmani.

Kartonë të verdhë: Peposhi

Grupi A për kategorinë e Dytë vijon të kryesohet nga Veleçiku, i cili arriti dje të marrë tri pikë të tjera ndaj Egnatias në shtëpi, duke u pozicionuar më fort në vendin e parë të renditjes në Kategorinë e Dytë. Veleciku ka bërë detyrën në shtëpi. Takimi ndaj Egnatias nga koplikasit ishte vlerësuar shumë, megjithëse kishte për kundërshtar një skuadër pa perspektivë.

Gjithsesi loja është zhvilluar korrekte dhe me një nivel mesatar. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 10-të me anë të Lamit. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Veleçiku ka administruar çdo gjë në fushën e lojës, ku ka arritur të shenojë edhe dy gola me anë të  Plishta në të 58-ën dhe Zymerit në të 61-ën.

Veleçiku nuk e njeh humbjen që nga ndeshja e dytë e kampionatit, ku u mund nga Erzeni me rezultatin 4 me 0. Që nga ajo kohë, Veleçiku ka arritur 11 rezultate pozitive radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›