E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albright: Vendimet e mia për Kosovën, të drejta moralisht

SHBA- Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, në librin e saj "Dimri i Pragës: rrëfim personal për kujtimet rreth luftës në vitet 1937 - 1948", i cili ka dalë këtë javë në shitje përshkruan vendimet e saj më të rëndësishme në jetën, duke përfshirë ato që lidhen me Kosovën .

E pyetur për peshën morale dhe saktësinë e vendimeve që ka marrë, Madeleine Albright në një intervistë për " Hafinigton Post " ndjen keqardhje që nuk është ndërhyrë sa më parë në Jugosllavi : "Mendoj se vendimet që mora kanë qenë të mira. Kurse shumë vendime i kanë marrë të tjerët për mua. A ka diçka për të cilën ndjej keqardhje? Më vjen keq që nuk kemi ndërhyrë më shpejt në Jugosllavi. Mendoj se jam e lumtur për atë që ne e bëmë në Kosovë. Ishte e vështirë të vendosim, nëse për të parandaluar spastrimin etnik duhej angazhuar forcat ajrore, të cilat do të vrasin edhe të pafajshëm. A ishte në rregull të sakrifikoje jetën e një personi për të shpëtuar një jetë tjetër? Këto vendime ishin të vështira për mua. "

Ndërkohë, duke ju referuar vendimeve të marra gjatë luftës në Kosovë, sekretare e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë në historinë e SHBA-ve në këtë pozitë, shprehet se ka ndërmarrë vendime moralisht të drejta. 

"Gjatë luftës në Kosovë, çdo ditë kam mbajtur konferenca telefonike me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Në lidhje telefonike ishim: ministri britanik, francez, italian ai gjerman dhe unë. “Pse nuk e bëjnë një pauzë në bombardimet për Pashkë?’’, pyeti ministri italian i Punëve të Jashtme, kurse ministri gjerman tha: “ Pse do të bënim pauzë për nder të një feje, derisa vrasin njerëz të një besimi tjetër?” . Mendoj se ishte një nga deklaratat më domethënëse në kuptimin e identitetit të përbashkët dhe rëndësisë së marrjes së vendimit moralisht të drejtë”,- tha në fund të intervistës ish-sekretarja amerikan e Shtetit Madeleine Albright.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›