Albright dhe Brown nxjerrin albumin e tyre të ri

Është një duet i përkryer që krijon muzikë të bukur xhazi. Në bashkëpunimin e tyre të parë me këngën “Keep It Moving”, të albumit të tyre “24/7” Gerald Albright i bie saksofonit kurse Norman Brown luan në kitarë.
Ata u takuan për herë të parë në vitin 1980 në një klub xhazi në Redlands të Kalifornisë. Gerald Albright i cili është14 vjet më i madh se Norman Brown, kishte një përvojë më të madhe muzikore dhe më 1987 ai nxorri në shitje albumin e tij të parë.
Përveç aftësive të tij nësaksofon, ai është po aq i mirë në piano, në flaut, dhe në instrumentat me perkusion dhe kitarë bas. Sipas muzikantit Albright, titulli “24/7” buron nga përkushtimi i tyre për muzikën. Ai thotë se “madje edhe kur jemi në gjumë në mendojmë për meloditë, regjistrimet, koncertet dhe projektet e radhës”.
Ky vit shënon 20 vjetorin e albumit debutues të Norman Brown-it, që ka titullin “Just Between Us”. Në vitin 2003, ai fitoi çmimin Grammy Awards në kategorinë albumi më i mirë i muzikës instrumentale pop për albumin e tij “Just Chillin” .