E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit: Politika të miratojë ligjin e “dosjeve'”

Shoqata e të përndjekurve politikë kerkoi miratimin sa me shpejt ligjin te ligjit te dosjeve. Sekretarja e kësaj Shoqate, shprehu shqetësim për reagimet e përfaqësuesve të majtë ndaj ligjit të dosjeve. Ajo shtoi se ligji duhet të ishte edhe më i ashpër 

TIRANË- “Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë sa më shpejt ligjin e 'dosjeve'”. Thirrja e adresuar Kuvendit u bë sot nga Shoqata e të përndjekurve politikë. “I bëjmë thirrje të djathtës e të majtës në Kuvend, të këmbëngulin që ky ligj të miratohet sa më parë, pavarësisht se ky ligj duhet të ishte me sanksione më të rënda për ish persekutorët tanë, Gjykatësit dhe prokurorët që dënuan me vdekje poetët, deputetët, fjalën e lirë dhe nuk mund të bëjnë më drejtësi në demokraci”, tha sot për mediat sekretarja e kësaj Shoqate, Liljana Ndoci.

Ajo shprehu shqetësim për reagimet e përfaqësuesve të majtë ndaj ligjit të dosjeve, miratimi i të cilit po zvarritet ende nga politika shqiptare.

"Këta zotërinj, duke pretenduar se ligji shkel Kushtetutën shqiptare dhe Rezolutën e KE-së për dënimin e Krimeve të Komunizmit, po i dalin zot krimeve monstruoze të komunizmit, duke i bërë kështu avokaturën më të turpshme sistemit më çnjerëzor që ka njohur njerëzimi që nga lindja e tij", tha znj. Ndoci në deklaratën e Shoqatës së të përndjekurve.

Kuvendi, në seancën e radhes të 15 dhjetorit debatoi mes mazhorancës rreth këtij projektligjit të dosjeve, ndërkohë që e majta e bojktoi diskutimin. Përfaqësuesit e opozitës së majtë refuzuan të bëhen pjesë e këtij debati, pasi kërkuan tërheqjen e p/ligjit nga maxhoranca, i cili, sipas tyre është antikushtetues dhe jo i diskutuar nga grupe të caktuara. Në ditët në vijim krerë të së majtës deklaruan se janë për hapjen e dosjeve, me kusht që të realizohet një ligj evropian ku të mos mungojnë mendimet e ekspretëve ndërkombëtarë rreth tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›