Albtelekom: “Nxitoni kjo mundësi kalon shumë shpejt”
Gjiganti i telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit Albtelekom, sjell sërish një tjetër mundësi fantastike për të gjithë ata që nuk kanë telefon fiks në shtëpitë e tyre. Klientët e rinj që aplikojnë për t’u pajisur me një numër të ri telefoni nga Albtelekom, nga data 23 -31 mars kompania ofron tarifën e instalimit falas. Kushdo e ka shumë të thjeshtë për t’u bërë pjesë e familjes më të madhe të shërbimit të telefonisë fikse dhe internetit, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së Albtelekom në të gjithë Shqipërinë. Për t’iu ardhur në ndihmë klientëve të rinj, kompania ka shpërndarë në terren agjentët e shitjes, të cilët do të krijojnë mundësi për këdo të aplikojë për një numër të ri, pa pasur nevojë të paraqitet pranë pikave të shitjes. Me abonimin për një numër të ri fiks, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimet më cilësore të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit si dhe të komunikojnë me çmimet më të mira në treg. Albtelekom u ofron një mundësi shumë të mirë të gjithë abonentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke u mundësuar të flasin pafundësisht brenda rrjetit Albtelekom duke paguar vetëm 500 lekë pa TVSH-ë në muaj. Ju mund të zgjidhni planin tarifor “Pa limit”, pa asnjë pagesë regjistrimit duke u paraqitur pranë pikave të shitjes. Ofertat e shërbimit të internetit vazhdojnë të jenë më të mirat në treg sipas nevojave të klientëve. Për më shumë informacion rreth ofertave më të fundit dhe shërbimeve të Albtelekom ju mund të gjeni në faqen zyrtare www.albtelecom.al, ose duke telefonuar pranë Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit në numrin 123.
24 Mars 2010