Albtelekom nuk i përmbahet kontratës, qytetarët pyesin në Postë për faturën mujore

Abonentëve nuk u dërgohet në banesa fatura e telefonisë fikse
Asnjë qytetari të kryeqytetit nuk i shkon fatura e shërbimit telefonik fiks në shtëpi, sikurse është parashikuar në kontratën që Kompania Albtelekom ka lidhur me abonentët, gjithashtu e parashikuar edhe në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Edhe ky shërbim bën pjesë në listën e shërbimeve që kjo kompani u ka mohuar abonentëve të saj. Ndërkaq, të gjitha qytetarët që marrin shërbimin e telefonisë fikse nga kjo kompani, njihen me vlerën e faturës vetëm pasi shkojnë dhe e kërkojnë atë në zyrat e kompanisë për të shlyer detyrimin mujor. Madje, vetëm pasi qytetari ta ketë bërë pagesën mund ta tërheq faturën. Kjo politikë diskriminuese për konsumatorët, nuk i lejon qytetarit për tu ankuar për koston e shërbimit, ose më saktë ankesa e tij është një përpjekje boshe, pasi shumën që ai ka paguar nuk i kthehet më, në qoftë se ankesa e tij cilësohet si e drejtë. Megjithatë, mohimi i shërbimit për çuarjen e faturës në shtëpi të abonentit nga ana e kompanisë, ashtu siç e përcakton ligji, përbën edhe disa favore të tjera për kompaninë dhe nga ana tjetër rëndon me tej qytetarët si nga ana ekonomike ashtu edhe fizike. Kështu, me heqjen e këtij shërbimi kompania kursen disa punëtorë, gjithashtu edhe pagën e tyre, për shërbimin e transportimit të faturave deri në shtëpitë e abonentëve. Gjithashtu edhe hapësira për tu ankuar për vlerën e faturave telefonike në raport me thirrjet e konsumuara nga ana e qytetarëve është më e vështirë. Të pyetur nga gazeta Sot, qytetarët shprehen se ka vite që fatura e shërbimit telefonik fiks nuk u vjen në shtëpi, por atë mund ta marrin vetëm pasi të shkojnë pranë zyrave postare përkatëse. Me faturën njihem vetëm kur vij të bëj pagesën mujore të shërbimit telefonik. Ndonëse sipas rregullit të kontratës, faturën duhet të na e sjellë vetë kompania në shtëpi, ky shërbim është zhdukur prej kohësh, madje dhe kemi harruar tashmë se ky shërbim është detyrë ligjore e kompanisë. Në rastet kur jemi ankuar pranë zyrave të kompanisë, ata na kanë thënë që duhet të interesohemi pranë zyrave postare, kurse këta të fundit anasjelltas. Kjo natyrisht që është shkelje e kontratës, por përderisa nuk kemi mundësi zgjedhje të një shërbimi tjetër, pranojnë këtë të vetmin që kemi. Megjithatë, fatura nuk vjen në shtëpitë tona, por atë e tërheqim vetëm kur interesohemi vetë, u shpreh për gazetën SOT, abonenti Vasil Milari. Këtë fenomen, ashtu siç kanë denoncuar zhdukjen e shërbime të tjera, përveç abonentëve, e kanë denoncuar rishtazi edhe ZMK bashkë më Avokatin e Popullit, të cilët e kanë bërë thirrje Kompanisë Albtelekom për shkeljen e kontratës dhe për dëmin që po u shkakton qytetarëve të kryeqytetit. Shërbimin e shpërndarjes së faturave telefonike në shtëpitë e qytetarëve, Kompania Albtelekom ia ka ngarkuar postës, por kjo e fundit nuk e kryen shërbimin. Për mungesën e faturave, para konsumatorëve duhet të përgjigjet kompania, e cila ofron shërbimin telefonik kundrejt një pagese. Megjithatë qytetarët që i njohin rregullat e kontratës dhe detyrimet që ka kompania ndaj tyre, sorollaten çdo ditë sa në zyrat e Kompanisë Albtelekom, aq në zyrat postare, pa arritur në një zgjidhje përfundimtare të problemit.
Çfarë përmban fatura telefonike
Fatura e shërbimit telefonik mujor përmban koston e bisedave të konsumuara nga abonenti dhe ajo ligjërisht duhet ti shkojë abonentit në shtëpi bashkë me fletën analitike të thirrjeve. Ndërkaq, jo vetëm fleta analitike, por edhe fatura telefonike u është mohuar abonentëve nga Kompania Albtelekom. Kjo është një fenomen, i cili kuptohet nga kushdo se shkelet hapur si kontrata, ashtu edhe të drejtat e konsumatorëve që përcaktohen në Kushtetutë. Megjithatë, në pamundësi për të zgjedhur një shërbim tjetër, qytetarët tashmë janë të detyruar që këtë shërbim ta kryejnë vetë, ose ta ndërpresin kontratën.