Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
Nga Kastriot MYFTARAJ
Pluralizmi politik në Shqipëri në dhjetor 1990 ishte rezultat i një marrëveshjeje mes Ramiz Alisë dhe amerikanëve. Kur Ramiz Alia e pa se nuk kishte nga t ia mbante dhe ishte i detyruar që të bënte pluralizmin politik, atëherë loja e tij ishte që t u thoshte amerikanëve se ai mund të bënte pluralizmin politik, por nuk mund të bënte që shqiptarët të votonin për një parti të madhe opozitare me PPSH. Loja e Ramiz Alisë ishte që PPSH, e cila pritej të shndërrohej, së paku në letër, në një parti të majtë të llojit perëndimor, të dilte nga zgjedhjet pluraliste si e vetmja parti e madhe në vend, duke mbetur politika shqiptare njëpolare. Kështu PPSH, më pas e shndërruar në PS, do të rrinte gjatë në pushtet.
Amerikanët e dinin se që të kishte kuptim pluralizmi politik në Shqipëri, duhet të kishte një parti tjetër të madhe opozitare me PPSH. Që të kishte një parti të madhe opozitare në Shqipëri, duhej që të dilte një lider i aftë për këtë gjë. Ky lider duhet të ishte verior, jo vetëm se opozita duhet të kompensonte dhe deficitin e veriorëve në lidershipin politik gjatë gjysmë shekulli të regjimit komunist, por edhe që të ishte më atraktiv për shqiptarët e Kosovës, ku ishte përqendruar interesi amerikan, sa i përkiste hapësirës shqiptare, në dy anët e kufirit.
Zhvillimet e mëpasme politike në Shqipëri, që nga dhjetori i vitit 1990 e tutje, treguan se Berisha kishte qenë i përzgjedhuri i amerikanëve mes intelektualëve shqiptarë me origjinë veriore, të cilët kishin cilësitë për t u bërë lider politikë opozitarë. Në këto cilësi përfshihej karizma, por edhe autoritarizmi, se amerikanët e dinin mirë se një lider politik që të mbajë një parti të madhe, duhet të jetë autoritar. Sigurisht që Berisha ishte komunist, por kjo nuk u prishte punë amerikanëve, madje shikohej si një përparësi, se ata llogarisnin që duke qenë në krye të partisë opozitare një njeri që deri dje do të kishte qenë komunist, kjo do të çante bllokun e elektoratit që pritej të votonte për PPSH, dhe që përbëhej prej 200 mijë anëtarë dhe kandidatë tëe PPSH dhe familjet e tyre, çka do të thoshte rreth 1 milion vota. Tekefundit amerikanët nuk kishin shumë zgjedhje, se nga krahu antikomunist, i shtypur nga regjimi, nuk kishte intelektualë të aftë për të marrë rolin e liderit. Fakti se që atëherë deri më sot nga ish-të persekutuarit nuk ka dalë një person me cilësitë e liderit politik, tregon se përzgjedhja e Berishës ishte pa alternativë.
Në vjeshtën e vitit 1990, amerikanët, të cilët me mënyrat e tyre kishin përzgjedhur Berishën, ia bënë të qartë Ramiz Alisë se Berisha duhet të ishte njeriu që duhet të lançohej si lider i opozitës. Kjo i prishte planet e Ramiz Alisë i cili synonte që të mos lejonte një parti të madhe opozitare me PPSH, por vetëm parti të vogla. Prandaj Ramiz Alia u përpoq që të lançonte si lider të opozitës një tjetër person nga Tropoja, Azem Hajdarin, të cilin llogariti ta bënte rivalin e Berishës në PD. Në dhjetor 1990 Azem Hajdarit as që i kishte shkuar ndërmend që të vihej në krye të protestave studentore për të përmbysur regjimin komunist, derisa nuk e thirrën që të zbatonte skenarin e Ramiz Alisë. Në fakt Azem Hajdari nuk ishte lider i lëvizjes studentore, se realisht nuk pati një lider të saj.
Nga protestat studentore doli PD, në të cilën Azem Hajdari u katapultua si kryetar i Komisionit nismëtar, domethënë kryetar i përkohshëm i partisë. Katapultimi i Azem Hajdarit u bë për të evituar Ramiz Alia që të përmbushte premtimin që u kishte dhënë amerikanëve se në krye të PD do të dilte Sali Berisha. Berisha ishte vetëm një nga 16 anëtarët e komisionit nismëtar, që votoi për Azem Hajdarin. Ata që e votuan Azem Hajdarin e shikonin atë si një lider të përkohshëm të partisë, vendin e të cilit siç e tregoi koha ishte planifikuar ta zinte Gramoz Pashko, duke qenë si rezervë Eduard Selami. Gramoz Pashko kishte qartësisht mbështetjen e Ramiz Alisë dhe dukej se Pashko kishte klanin që përbënte shumicën e komisionit nismëtar. Berisha pothuajse nuk kishte fare mbështetje. Azem Hajdari ishte karizmatik dhe impulsiv, por i mungonte energjia dhe kapaciteti i Berishës për të punuar ditë-natë. Nëse Azem Hajdari do të kishte qenë lider i PD në vend të Berishës, kjo parti sigurisht që do të ishte një parti e zhurmshme, por gjithsesi nuk do të ishte veçse një nga partitë e vogla të politikës shqiptare.
Dëshira e Ramiz Alisë për ta siluruar Sali Berishën u duk qartë kur në fund të janarit 1991, gjatë së vajtje të Berishës në qytetin e Bajram Currit, në cilësinë e anëtarit të Komisionit nismëtar të PD, atje u organizua i pari nga antimitingjet famëkeqe që organizonte PPSH gjatë mitingjeve të PD, ku një grup njerëzish sulmoi tribunën gjatë mitingut në kohën që po fliste Berisha dhe i rrëmbeu këtij mikrofonin e iu drejtua turmës duke e quajtur parafolësin tradhtar dhe armik të Tropojës. Që ky ishte një skenar shtetëror, kjo u kuptua nga fakti se telegrami drejtuar Ramiz Alisë nga pjesëmarrësit në antimiting, u lexua në lajmet e mbrëmjes në televizionin shtetëror, i vetmi në vend. Dukej qartë se qëllimi i regjimit komunist ishte që të jepte të kuptonte se Berishën nuk e donte as vendlindja e vet, Tropoja. Berisha, pas mitingut në Tropojë në janar 1991 dha të kuptojë se kishte një skenar për eliminimin e tij fizik. Në fakt ky skenar do të riaktivizohej më pas në 1997, gjatë një tjetër vajtjeje të Berishës në Tropojë, për të sajuar legjendën e armiqësisë së tij me Tropojën.
Në këto rrethana, në shkurt 1991, dy muaj pas krijimit të PD, do të mbahej konferenca e kësaj partie për krijimin një forumi më solid drejtues, që do të quhej Komisioni drejtues, dhe që do të ekzistonte deri në kuvendin e parë kombëtar të kësaj partie. Gjithashtu në konferencë do të zgjidheshin dhe kryetari e sekretari i përgjithshëm i partisë. Sipas statutit të asaj kohe të PD-së, kryetarin e partisë e zgjidhte forumi më i lartë drejtues i partisë që ishte komisioni drejtues prej 19 anëtarësh i zgjedhur nga konferenca e partisë (komisioni drejtues atëherë kishte atributet që më vonë e patën kryesia e partisë dhe këshilli kombëtar). Ramiz Alia, i cili i luante fijet në prapaskenë, u kishte dhënë fjalën amerikanëve se do të bënte gjithçka që Berisha do të dilte kryetar i partisë nga konferenca. Por në anën tjetër Ramiz Alia punonte kundër Berishës, duke dashur t i paraqesë gjërat sikur Berisha kishte humbur në një votim demokratik, me vetëm një votë.
Përsëri, rol kyç për dështimin e zgjedhjes së Berishës në votimin e parë, pati Azem Hajdari, i cili vuri kandidaturën për kryetar partie. Azem Hajdari e dinte mirë se Berisha kishte nevojë për votën e tij që të zgjidhej kryetar (Hajdari mori vetëm një votë, e cila qartësisht ishte e tija), dhe se me kandidimin e tij (Hajdarit), shtoheshin mundësitë e kandidatit tjetër, Gramoz Pashko, për të fituar postin e kryetarit. Në përfundim të votimit Berisha mori nëntë vota nga nëntëmbëdhjetë, domethënë një më pak nga sa i duheshin për të fituar. Berisha mori aq vota sa mjaftonin që Ramiz Alia të justifikohej para amerikanëve se ai e kishte mbështetur Berishën (por në fund plani kishte dështuar për një votë), por jo aq vota sa duheshin që të fitonte. Gramoz Pashko mori katër pesë, ndërsa Aleksandër Meksi mori katër vota. Në votimin e dytë pritej që të fitonte Pashko, duke qenë se për të pritej të shkonin të gjitha votat që nuk shkuan për Berishën, duke përfshirë dhe atë të Hajdarit, falë një premtimi që Pashko i kishte bërë Hajdarit se, nëse ky i jepte votën për kryetar, atëherë Pashko, në këmbim, do ta mbështeste për t u bërë sekretar i përgjithshëm, posti nr. 2 në parti.
Pas këtij suspansi pritej një votim i dytë të nesërmen. Në ndërkohë amerikanët ushtruan presion të fortë tek Ramiz Alia që Berisha të dilte në krye të PD. Atëherë diktatori komunist u tha se derisa ata donin kështu, ai nuk kishte çfarë të bënte dhe ishte i detyruar të influenconte që kryetari i parë i Partisë Demokratike, të zgjidhej në mënyrë aspak demokratike. Neritan Ceka, pas të gjitha gjasave i instruktuar nga Ramiz Alia, tha në mbledhjen tjetër se nuk kishte fare nevojë për votim, se të gjithë në sal