E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuhët e Huaja; Bashkëpunim me institucione ndërkombëtare



Mësimi i gjuhëve të huaja nga studentët shqiptarë në arsimin e lartë publik do të mbështetet edhe nga institucionet ndërkombëtare, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave mësimore. Për këtë qëllim, sot pasdite do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për përmirësimin dhe sjelljen e taktikave të reja mësimore nëpërmjet shkëmbimit të përvojave të ndryshme, kulturave ndërmjet vendeve. Departamenti i Gjuhës Frënge, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e ambasadës franceze dhe Aleancës Franceze në Tiranë, do të zhvillojnë konferencën ndërkombëtare “Langues, éducation et interculturalité” (Gjuha, edukimi dhe kultura ndërkombëtare), përmes së cilës synohet sjellja e stafeve të specializuara franceze në vend për të dhënë përvojat e duhura në zhvillimin e këtij departamenti, i cili gjithnjë e më tepër ka shfaqur interesim nga studentët shqiptarë.

Kriza botërore

Bie vlera e shitblerjes së anijeve

Vlera e shitje-blerjeve të anijeve duket se ka pësuar rënie të ndjeshme muajt e fundit në tregun botëror. Rënie në mënyrë të ndjeshme në tregun ndërkombëtar ka pasur vlera e anijeve të mallrave. Një pjesë shumë e madhe e tyre prej disa muajsh kanë krijuar stoqe në pjesën dërmuese të porteve të Evropës, ku qëndrojnë të ankoruara. Një situatë e ngjashme është krijuar edhe në Portin e Durrësit ku një pjesë e madhe e tyre, edhe pse janë nxjerrë në shitje, nuk kanë mundur që të ndryshojnë pronarë. Armatorët tanë (apo poseduesit e biznesit të shitblerjes së anijeve), të cilët janë kryesisht nga qytetet-porte, shprehen se situata në tregun botëror e shitblerjeve të anijeve të përdorura është në gjendje ngërçi. Kjo gjendje është reflektuar edhe për anijet e flotës sonë, të cilat janë shpallur në shitje. Pronarët e tyre shprehen se anijet e tonazhit të vogël, nga 500 tonë deri 2500 tonë, të tonazhit të mesëm, nga 2500 deri 5000 tonë, nuk preferohen më në treg. Nëse deri vitin e kaluar këto anije vlerësoheshin nga 2 milionë dollarë deri 4 milionë dollarë në vartësi të tonazhit, sot vlera e tyre ka rënë në shifra minimale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›