Albtelekom, tashmë operatori më i madh edhe në fushën e internetit

Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom Mustafa Reshit Akdogan: Operatorë të pandershëm abuzojnë në treg
Që nga fillimi Albtelekom, përveç uljes së tarifave për shërbimin e internetit, deri në tre herë më të ulëta se çmimet e mëparshme dhe rritjes së cilësisë së shërbimit, ka shtuar dhe ofertat duke bërë dhuratë për klientët e rinj një modem, ose duke ofruar tarifën e instalimit falas
Operatori më i madh i telefonisë fikse, Albtelekom shton ofertat për klientët që dëshirojnë të abonohen në shërbimin e internetit me ADSL. Që nga fillimi Albtelekom, përveç uljes së tarifave për shërbimin e internetit, deri në tre herë më të ulëta se çmimet e mëparshme dhe rritjes së cilësisë së shërbimit, ka shtuar dhe ofertat duke bërë dhuratë për klientët e rinj një modem, ose duke ofruar tarifën e instalimit falas. Për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve tanë, nga data 17 deri 19 Nëntor, Albtelekom vjen me një super ofertë. Të gjitha ata që zgjedhin të bëhen abonentë të shërbimit tonë të internetit me ADSL, Albtelekom dyfishon ofertën, duke dhuruar për klientët e rinj, modemin dhuratë dhe tarifën e instalimit falas për një periudhë treditore. Krahas ofertave, kompania ka shtuar investimet në shërbimin e internetit me ADSL duke sjellë për klientët paketa të ndryshme tarifore sipas kërkesave dhe dëshirave të klientëve. Tashmë klientët tanë mund të zgjedhin në një nga paketat tona, duke i përshtatur ato sipas nevojave dhe mundësive të tyre dhe me një cilësi shumë herë më të lartë dhe çmime të leverdishme. Albtelekom pas privatizimit aplikoi uljen të ndjeshme të tarifave të shërbimit të internetit, të cilat shkojnë deri në 80 për qind më lirë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm cilësia e shërbimit të ofruar. Klientët tanë kanë mundësi të pajisën me shërbimin tonë të internetit me çmime deri tre herë më të ulëta për tarifat e abonimit dhe ato të instalimit, duke e bërë shërbimin e internetit të arritshëm nga të gjithë. Abonentët familjarë, kanë mundësi të pajisen me shërbimin e internetit me ADSL, duke zgjedhur sipas preferencave paketën dhe çmimet që ata dëshirojnë. Shërbimi i internetit ofrohet pothuajse në të gjitha rajonet tona, ndërkohë që po punohet për shtrirjen e shërbimit dhe në zona të thella dhe brenda një kohë të shkurtër, çdo abonent i Albtelekom do të ketë mundësi të pajiset me shërbimin e internetit të cilësisë më të mirë në treg. Nga ana tjetër kompania do të vazhdojë investimet në infrastrukturën e shërbimit të internetit, për të rritur akoma më shumë cilësinë dhe nevojat në rritje të kërkesave për shërbimin e internetit në të gjithë vendin. Kërkesat në rritje për pajisjen më shërbimin e internetit, numri në rritje i klientëve dhe cilësia me të cilën operon në treg, tashmë e bën Albtelekom operatorin më të madh edhe në fushën e internetit. Në Konferencën e tij për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom, Mustafa Reshit Akdogan tha se kompania ka kryer një sërë investimesh në shërbimin e internetit. Ai tha se pas fushatave promocinale, reagimi dhe interesi i konsumatorit ka qenë mjaft i madh. “Mund t’ju konfirmoj jo pa krenari se në këtë moment që po flasim, jemi operatori i parë në treg dhe përsa i përket shërbimit të internetit në Shqipëri. Në 90 ditët e fundit numri i abonentëve që kanë zgjedhur shërbimin tonë është rritur me 500 për qind.
Albtelekom, i cili ofron shërbimin e internetit më të sigurte, më të shpejtë dhe të një cilësie shumë të lartë, aktualisht është operatori i parë”, tha Akdogan. Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom, shtoi se nisur nga interesi i madh për pajisje me shërbimin e internetit me ADSL, se nga data 17 deri datën 19 klientët do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas.
Kompani ndërkohë ka planifikuar hedhjen në treg dhe të shërbimeve të tjera të internetit, çka do të kënaqë të gjitha kategoritë e klientëve. Akdogan tha se përsa i përket shërbimit të internetit, Albtelekom do të ketë dhe projekte sociale në këtë fushë. “Ne nuk e shikojmë shërbimin e internetit thjesht si një biznes, ne kemi projekte sociale në këtë fushë. Kemi projekte të përbashkëta që po punojmë me ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës. Në të ardhmen në të gjithë vendin do të ngremë klasa pilot për promovimin e teknologjisë dhe shërbimin e internetit. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë mundësi kontakti me internetin dhe përmes tij me zhvillimin teknologjik që në moshë të vogël”, tha ai. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, nga projekti do të përfitojnë dhe fëmijët me aftësi të kufizuar, ndërsa është duke u bashkëpunuar dhe me universitetet, siç është rasti i marrëveshjes me Universitetin Epoka për shërbimin e internetit dhe teknologjisë në auditorë. Në 3 mujorin e parë të vitit 2009, shërbimi i internetit do të jetë një nga çështjet kyçe në të cilat do të fokusohet Albtelekom. Qëllimi i kompanisë, sipas Akdogan, konsiston në ofrimin e këtij shërbimi për të gjithë publikun, institucionet dhe bizneset duke u mundësuar shërbime ekstra në këtë fushë. Ofertat më të cilat Albtelekom operon në treg, sipas Akdogan janë më të mirat, ndërkohë që cilësia dhe shpejtësia e shërbimit të ofruar është e pakrahasueshme në treg.
Investime serioze, sipas Akdogan janë dhe investimet në rrjetin e telefonisë fikse, ku Tiranë dhe Durrësi janë vendosur si prioritete për të ofruar shërbimin e telefonisë fikse. Por krahas këtyre dy qyteteve është duke u punuar dhe në rrjetin në të gjitha rajonet e vendit. “Në Tiranë janë zonat e Laprakës, Freskut dhe Rrugës 5 Maji, ku do të fillojë të ofrohen numrat e rinj që nga data 15 Janar, qytetarët e Tiranës do të mund të aplikojnë që tani për të marrë këtë shërbim. Për këtë të gjitha pikat e shitjes janë në dispozicion për të ofruar të gjithë shërbimin e duhur”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom.
Pas privatizimit, nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat dhe është duke u investuar për përmirësimin e kujdesit ndaj klientit dhe thjeshtimin e procedurave të abonimit, qoftë për shërbimin e internetit, ashtu dhe për telefoninë fikse. Sipas Akdogan hap pas hapi do të ndryshojë e gjithë praktika e shërbimit ndaj klientit, ku për hir të së vërtetës, tashmë klientët mund të pajisen më shërbimin e dëshiruar brenda ditës, në rajonet ku ekzistojnë mundësitë teknike.
...