Albumi i ri i Bob Dylan në Internet

Albumi i ri i Bob Dylan “Tell Tale Signs” për të gjithë fansat, nga nesër do të jetë online.
Lajmin e bëri të ditur vetë artisti amerikan. CD që do të dalë në treg më 7 tetor, do të mund të dëgjohet online në internet, projekt ky i mundësuar nga “National Public Radio's Music”.
“Tell Tale Signs” është një përmbledhje me dy cd të rrallë të të madhit Bob Dylan, këngë që këngetari i ka regjistruar gjatë 20 viteve të fundit.