"Alcani" kap rekordin 100 vjedhje, policia ne kerkim
Lezhe- Megjithese eshte vetem 14 vjec, ka kryer 100 vjedhje te ndryshme, ku me e fundit ka qene bastisja e shtepise se nje inxhinieri ne Lezhe, i cili denoncoi zhdukjen e 2 milione lekeve. E therrasin me pseudonimin "Alcani" dhe ka provuar te pakten 16 here dhomat e paraburgimit. Mungesa e nje shkolle riedukimi, ka bere qe policia te mos e mbante me shume se 24 ore ne qeli, kurse A. A., shprehet se nuk ka rruge tjeter dhe se ky eshte zanati me i mire qe mund te beje. Burime zyrtare te policise thane se i mituri ka perfunduar dhjetera here ne qeli, kurse dje u shpall ne kerkim per vjedhjen e lekeve te inxhinierit Klemend V. Megjithese ka pranuar se ka kryer 100 vjedhje, policia shprehet se ka faktuar vetem 20 prej tyre, ku bien ne sy ato ne banesa. I mituri endet rrugeve dhe mbremja eshte koha me e mire per te vepruar. Para se te sulmoje planifikon goditjen dhe nuk vesh dorashka apo kapuc, duke lene gjurme te shumta dhe lehtesuar punen e policise. Ne nje njoftim zyrtar, Policia e Lezhes deklaroi se dje ne mengjes, rreth ores 08:00, 14-vjecari dyshohet se ka hyre ne shtepine e inxhinierit Klemend V., duke i marre 2 milione leke qe i kishte fshehur ne shtepi. Autori ka ndjekur edhe levizjet e banoreve te shtepise dhe pas largimit te tyre per ne pune, mundi te hynte brenda pa u vene re. Banesa eshte gjetur rremuje dhe dera e thyer. Grupi hetimor zbuloi gjurme te shumta ne vendngjarje dhe beri shume shpejt identifikimin nepermjet krahasimit. Policia tha se ai eshte autor i te pakten 20 vjedhjeve, po per shkak te moshes e kane liruar pas cdo shoqerimi. I vetedijshem per moshen dhe Kodin Penal, pas cdo shoqerimi i mituri u thoshte policeve se nuk mund ta arrestonin pasi ishte minoren. Dhe misioni i tij vazhdonte pas cdo lirimi, e kjo derisa ai te mbushe moshen, duke mos degjuar as keshillat e familjareve.
A. Bushi
A. Bushi