Akuzohej per vjedhje, merr pafajesine drejtori i Transportit
Shkoder- Drejtori i Transportit Publik fiton pafajesine. Akuzohej nga sindikata dhe me pas nga prokuroria per vjedhje dhe shperdorim detyre, por dje Gjykata e Shkodres i ka dhene pafajesine Petrit Stefes, pas disa muajsh procesi gjyqesor. Prokurorja e ceshtjes, Edlira Cufi, e quajti te padrejte vendimin e gjykates, duke deklaruar apelimin ne shkallen e dyte, pasi nuk ishin marre parasysh pretendimet ligjore te organit te akuzes. Avokati i zyrtarit, Bujar Hoti, kishte argumentuar gjate seancave te meparshme se klienti i tij nuk kishte kryer abuzime dhe se denoncimi i punonjesve nuk qendronte. Diten e djeshme trupi gjykues rrezoi kerkesen e prokurorise per shpalljen fajtor te drejtorit Stefa, per veprat penale te "vjedhjes dhe shperdorimit te detyres". Akuza kerkoi denimin me 14 muaj burg, si dhe me masen e gjobes prej 1 milion lekesh dhe heqjen e te drejtes per te qene zyrtar per tre vitet e ardhshme.
R. Ll.
R. Ll.