E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare: “Gjyqi, proces i montuar politikisht”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kreu i Bandës së Lushnjes Aldo Bare ka akuzuar dje në sallën e gjyqit prokurorinë dhe gjykatën se gjyqi ndaj tij është një proces i montuar politikisht. Në deklaratën e tij para togave të zeza, Aldo Bare ka deklaruar se po zhvillohet një gjyq fars pasi që në fillim dihet se cili do të jetë fundi i tij dhe dënimi që sipas tij, është paracaktuar nga drejtësia shqiptare. Më pas prokurori i çështjes kërkoi që të merrej dëshmia e shtetasit Arben Kica, i cili ka statusin e personit që mbrohet nga drejtësia, për shkak se ka pranuar të bashkëpunojë duke rrëfyer për disa nga krimet e bandës së Lushnjes. Vetë kapobanda Aldo Bare ka deklaruar se nuk e njeh fare këtë person. Ndërkaq seanca gjyqësore ka vijuar me dyer të mbyllura ndërsa pritet që të dëshmojnë vëllezërit e Artur Dajës, një nga viktimat e krimeve të bandës së Lushnjes, i cili jo vetëm u ekzekutua, por edhe ju pre koka.

Ky lajm është publikuar: 01/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›