Meta-Rasmussen PSE mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste Evropiane do të kërkojë në Parlamentin Evropian liberalizimin e vizave për Shqipërinë në fillim të muajit korrik të këtij viti. Garancia për këtë mbështetje i është dhënë kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga Presidenti i PSE-së, Poul Nyrup Rasmussen, gjatë takimit të zhvilluar në konferencën e partive të majta në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
“Rasmusen konfirmoi gatishmërinë e socialistëve dhe progresistëve evropiane për të liberalizuar vizat me Shqipërinë në fillim të korrikut 2010”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të LSI-së.
Presidenti i PSE-së, Rasmussen, ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve rajonale në të gjitha dimensionet. Ai ka shprehur mbështetje për rolin aktiv të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, në politikën e jashtme në funksion të bashkëpunimit rajonal, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe vizitën e fundit të Metës në Serbi. Në Konferencën Ballkanike të Partisë Socialiste Evropiane në Sarajevë, Presidenti i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, kanë diskutuar dhe për forcimin e marrëdhënieve mes PSE dhe LSI, situatës politike në Shqipëri dhe perspektivës së afërt të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2010