E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare bie kërkesa për rivlerësim të masës

Gjykata e Apelit të Krimeve ka rrëzuar kërkesën për rivlerësim të masës së sigurisë për Aldo Baren. Avokati i Bares kërkoi pavlefshmëri të masës së sigurisë arrest me burg për Baren.
Aldo Bare i njohur si kreu i "Bandës së Lushnjes" kërkoi lirimin e tij nga burgu duke pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore të gjykimit dhe të paraburgimit.
Aldo Bare, akuzohet për kryerjen e krimeve të "vrasjes me paramendim, më shumë se një herë"; "shkatërrim të pronës me zjarr"; "vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë"; "dhunim të varreve"; "vjedhje me dhunë në bashkëpunim" dhe "krijim të organizatave kriminale dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të kësaj organizate".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›