E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta PS, Pas Durrësit sot në Berat

TIRANE- Socialistët pritet të protestojnë sot në Berat. Deputet ja socialiste e këtij qarku, Ermonela Felaj tha në një konferencë shtypi se “sot, çdo shqiptar dhe shqiptare, anembanë vendit duhet të vetëdijesohet se nga manipulimi i votës së lirë, nga mosbërja transparencë mbi kutitë e votimit dhe zgjedhjet e qershorit 2009, rrjedhin këto pasoja kaq të rënda, efektet e së cilës po i ndiejmë çdo ditë e më shumë”. “Ka ardhur koha që Sali Berisha të pranojë se mafia që vjedh, që rrënon jetë, është ai vetë dhe çka përfaqëson. Ne këtë gjë e përçmojmë dhe njëzëri i themi “ik”, - tha deputetja e PS-së.

Protesta me moton “Hap kutitë, ose largohu” nisi dje nga qyteti i Durrwsit. Mes entuziazmit, në protestën e parë të këtij turi të dytë nëpër Shqipëri, Rama tha dje se “Sali Berisha e ka humbur të drejtën për të qeverisur Shqipërinë, jo vetëm sepse ka grabitur votat, por sepse ka ndaluar hapjen e kutive të votimit duke shkelur të drejtën më elementare të popullit sovran për të parë votën e vet”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›