Cmimi i energjisë, ERE pro rritjes në masën 13%
TIRANE-Zbulohet propozimi më i ri i stafit teknik të ERE-s për rritjen e cmimit të energjisë në vendimin për rritjen mesatare prej 13% të cmimit të energjisë elektrike. Nga 24% që ishte propozimi i OSSH, Enti Rregulallator i Energjisë pranoi të rrisë energjinë por në masën 13%. ERE propozon gjithashtu ruajtjen e shkalles prej 300 kilovat ore si masë për matjen e cmimeve të reja të energjisë. ERE ka marrë në shqyrtim tashmë këtë propozim dhe pritet ta miratojë rreth orëve të pasdites.
Në propozimin e ERE-s kërkohet ruajtja e cmimit të energjise mbi bazen e dy niveleve. Për konsumatoret familjare deri në nje konsum nen 300 kilovat ore energji cmimi te jete 7.7 leke per kilovat, pra 0.7 leke me shume nga sa eshte aktualisht. Dhe per konsum mbi 300 kilovat konsumatoret familjare te paguajne 13.7 leke per kilovat.
Nderkohe bordi i ERE-s vazhdon shqyrtimin e tre aplikimeve per rritjen e cmimit te energjise te depozituara kohe me pare nga tre operatoret, OSSH, OST dhe KESH. Pritet qe rreth ores 15:00 ERE te njoftoje permes nje komunikimi me mediat vendimin qe do te marre bordi drejtues.
Nderkaq nje dite me pare Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Josef Heisek tha se se cmimi i energjisë elektrike do të rritet në mënyrë ta vazhdueshme deri në vitin 2014, duke theksuar se ky kusht është pranuar nga qeveria shqiptare, në momentin e privatizimit të OSSH . Sipas Heisek OSSH ka trashëguar 12 miliardë lekë borxhe për vitin 2009 ku 3 miliard lekë borxh janë vetëm institucionet shtetërore.
(d.b/BalkanWeb)