Spahiu: Politika mban peng Gjykatën Administrative
TIRANE- Komiteti i biznesit, USAID dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëjnë apel për ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Administrative, pr/ligji i së cilës ka mbetur peng i krizës politike në vend. Sot në një tryezë të përbashkët, ku morën pjesë përfaqësues të komitetit të biznesit, USAID dhe KLD u diskutua domosdoshmëria e ngritjes së kësaj gjykate si domosdoshmëri për marrëdhëniet biznes- shtet, rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit.
Gjykata Administrative është e rëndësishme për marrëdhëniet biznes- shtet- deklaroi Richard Wolfe përfaqësuesi i USAID në këtë tryezë – duke bërë apel për vendosjen në fuksion sa më parë të kësaj gjykate.
Ndërsa nënkryetari i KLD-së , Kreshnik Spahiu ka bërë apel për gjetjen e një dialogu mes dy forcave kryesore politike të cilat do ti hapnin rrugë reformës në sistemin gjyqësor dhe miratimin e pr/ligjit të Gjykatës Administrative, “i cili ka mbetur ne sirtaret e kuvendit”.
“Rrugëdalja i takon politikës, e cila duhet të gjejë dialogun. Mungesa e dialogut bën të mundur që Gjykata Administrative të mos ngrihet në kohën e duhur. Mungesa e dialogut mban peng reformat në gjyqësor.”- deklaroi Spahiu.
Numri 2 I Këshillit të Lartë të Drejtësisë nënvizon domosdoshmërin e ngritjes së kësaj gjykate, e cila ”do të garantojë barazinë e palëve në proces ashtu sic bën të mundur ezaurimin e një nga shqetësimeve kryesore në KLD, zgjidhjen e vonesave në shqyrtimin e këtyre mosmarëveshjeve”- tha Spahiu.
“Qytetarë, biznesi shteti nuk mund të vazhdojnë të rrijnë pas dyerve të gjykatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve asdministrative me muaj të tërë. Ngritja e gjzkatave padyshim që zgjedh pëfundimisht këtë problem”- theksoi më tej Spahiu.
(s.g/BalkanWeb)