E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Politika në krizë, të arrihet kompromis

Situata politike është në krizë dhe për këtë të dyja palët kanë përgjegjësi. Kështu ka deklaruar ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch i cili njëherësh ka bërë apel për dialog dhe tone të ulëta për arritjen e një kompromisi. "Situata politike është në krizë. Duhet dialog dhe kompromis", theksoi ai. Sipas Bosch, në këtë muaj festash politika duhet të lërë tonet e ashpra.
Ambasadori holandez, Hendrik Van Den Dool ka deklaruar se korrupsioni vazhdon të mbetet problem në Shqipëri dhe ndikon në integrim."Në Shqipëri korrupsioni është problem i madh dhe kjo ndikon në integrimin e vendit tuaj", u shpreh ai. Ambasadori ka komentuar edhe situatën politike duke bërë apel për dialog me palëve. Sipas tij, dialogu jo domosdoshmërisht duhet të bëhet nga krerët e partive.
Deklaratat e ambasadorëve u bënë gjatë prezantimit të një projekti antikorrupsion në bashkinë e Kamzës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›