Aldo Bare gjykates Ndihem i pafajshem duhet te me jepni pafajesi

Gjykate dje mbrojtja me 23 mars gjyqtarja Fatmira Hajdari shpall vendimin. Avokati i Bares Asnje deshmitar nuk tregoi klientin tim si autor vrasjesh
Aldo Bare i njohur si Alfred Shkurti dhe i akuzuar per urdherimin apo kryerjen e disa vrasjeve ne qytetin e Lushnjes ne kuader te bandes kriminale vetem dy jave para verdiktit perfundimtar te gjykates ka pretenduar dje para togave te zeza pafajesi. Ndihem i pafajshem dhe si te tille duhet te me jepni pafajesine - iu drejtua ai dje trupit gjykues pasi avokati i tij mbrojtes ka paraqitur konkluzionet perfundimtare per klientin e tij. Nderkohe qe gjate parashtrimit dhe pergjate gjithe pretendimeve te tij perfundimtare avokati Vladimir Meci ka deklaruar se i pandehuri Aldo Bare eshte i pafajshem. Asnje deshmitar nuk ka vene gishtin mbi Baren si autor i ndonje krimi. Prokuroria nuk ka sjelle asnje prove konkrete per akuzat ndaj Bares. Madje prokuroria nuk ka prova as per pretendimin e ekzistences se nje bande kriminale - eshte shprehur Meci. Ceshtja ndaj Bares ka pasur nje ngarkese te madhe politike dhe mediatike - theksoi ai. Mbrojtesi ligjor Vladimir Meci paraqiti provat e mbrojtjes te permbledhura ne nje dokument me konkluzione te perbere nga 39 faqe material ndersa iu permbajt pretendime qe ka ngritur edhe gjate seancave te para te ketij procesi te bujshem se kjo ceshtje eshte politizuar dhe se te gjithe deshmitaret qe kane deshmuar ne kete gjyq nuk kane drejtuar asnjehere gishtin nga i pandehuri Aldo Bare per krimet per te cilat ai akuzohet. Eumlshte folur per ekzistencen e nje komisariati nr. 2. Por nese do te pranojme nje fakt te tille atehere do te pranojme edhe se shteti kishte rene dhe strukturat e tij nuk ekzistonin. Gjithashtu klienti im Aldo Bare ka humbur vellane dhe ka humbur shume. Ndaj ju deklaroj se klienti im shtetasi Alfred Shkurti eshte i pafajshem dhe ne kerkojme lirimin e tij te menjehershem nga salla e gjyqit - tha avokati. Pasi ka perfunduar avokati permbledhjen e tij te konkluzioneve dhe Aldo Bare kerkoi pafajesi gjykata vendosi qe shpalljen e vendimit ta beje ne seancen e radhes per shkak te dosjes voluminoze dhe kompleksitetit te ceshtjes e cila u caktua per me daten 23 mars perkatesisht pas dy javesh. Nderkohe qe dy jave me pare organi i akuzes kerkoi nga gjykata deklarimin fajtor dhe denimin me 4 burgime te perjetshme per te cilesuarin si kapo te Bandes se Lushnjes ndersa kerkoi edhe 22 vite te tjera burg. Prokuroria e liroi te pandehurin Bare nga akuza e vrasjes se rivalit te tij Artur Daja duke e akuzuar ate vetem per Vrasje te mbetur ne tentative ndaj ketij shtetasi.