ISHP Vetem 11 e popullates shqiptare perdor kontraceptive

Studimi Grate nuk dine te parandalojne shtatzenite perdorin abortet per kontrollin e lindjeve
Vetem 11 per qind e popullates perdor metodat moderne kontraceptive ndersa grate vazhdojne te perdorin abortet si menyre per te kontrolluar numrin e femijeve ne familje. Shifrat shqetesuese tregojne edhe se ka nje rritje te abortit kundrejt renies se fertilitetit gje kjo qe po ul se tepermi lindshmerine ne vend. Specialistet e shendetesise jane te shqetesuar per kete. Ministria e Shendetesise do te ofroje ne qendrat shendetesore paresore sherbime te planifikimit familjar ne kujdesin pas lindjes dhe pas abortit.
Te dhenat
Ne Studimin Demografik dhe Shendetesor SDSH botuar kohe me pare rezulton se megjithese 99 e grave dhe meshkujve shqiptare te moshes riprodhuese i njohin metodat kontraceptive perdorimi i metodave moderne efektive eshte ne nivelin 11 duke pasur keshtu vetem nje rritje te lehte ne krahasim me 8 qe ishte ne vitin 2002. Te dhenat tregojne se krahas nivelit te ulet kombetar te fertilitetit aborti vazhdon te perdoret si nje menyre per kontrollin e numrit te femijeve ne familje.
Planifikimi familjar
Edhe pse Ministria e Shendetesise ka hartuar Strategjine Kombetare te Shendetit Riprodhues per vitet 2010 ndash 2015 ndonese njihet si metode perdoret pak. Per here te pare ne vend jane trajnuar te gjithe mjeket pediater ne lidhje me shperndarjen e njohurive mbi planifikimin familjar. Kjo per nje arsye te vetme. Grate shqiptare shkojne shume rralle tek gjinekologu e ne konsultoret e tyre per te marre informacionin mbi planifikimin ne keto kushte eshte pare e udhes qe ky informacion tu sherbehet atyre ne konsultoret e femijeve nga mjeket pediater. Sipas mjekeve arsyeja per te parandaluar nje shtatzeni te njepasnjeshme ka te beje me crregullimin e sistemit hormonal e biologjik ne trupin e gruas. Per kete fakt rekomandohet qe nje shtatzeni nuk duhet te ndodhe minimalisht 6 muaj pas lindjes se pare. Specialistet deklarojne se ushqyerja vetem me gji e femijes pergjate 6 muajve te pare te jetes mbron nga shtatzenia e padeshiruar nenen ne 98 te rasteve. Nderkohe qe sherbimet ne fushen e planifikimit familjar jane ngritur prane materniteteve ne Tirane roli qe luajne ato eshte ende larg nivelit te duhur. Ne te gjitha qendrat e keshillimit te grave mund te gjesh shume menyra per tu mbrojtur nga nje shtatzeni e padeshiruar. Vete mjeket e ketij sherbimi pohojne se eshte ende i ulet interesi i grave per te mesuar mbi planifikimin familjar dhe metodat per te parandaluar nje shtatzeni te padeshiruar.
Strategjia
Planifikimi familjar ze nje vend te rendesishem ne kete strategji e cila synon te rrise shkallen e perhapjes se kontraceptiveve dhe permiresimin e aksesit ne sherbimet e planifikimit familjar. Programi ACCESS-FP Akses ne Planifikimin Familjar i financuar nga Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar ka prezantuar disa perqasje dhe nderhyrje te reja si pjese e asistences teknike ndaj Ministrise Shqiptare te Shendetesise te cilat synojne permiresimin e cilesise se sherbimeve te planifikimit familjar ne periudhat me te ndjeshme te jetes se grave si edhe mbeshtetjen ndaj standardizimit te sherbimeve ne nivel kombetar nepermjet prezantimit dhe shperndarjes se protokollit kombetar te planifikimit familjar. Aktualisht sherbimet e planifikimit familjar ne nivelin e kujdesit shendetesor paresor ofrohen ne 430 qendra shendetesore ne qytete dhe fshatra. Ne 36 rrethet e vendit eshte vendosur sistemi kombetar i informacionit mbi kontraceptivet e perdorur dhe nevojat qe kane sherbimet shendetesore. Metodat kontraceptive te sigurta dhe te besueshme permiresojne cilesine e jetes se cdo individi ne vecanti te grave dhe detyra jone eshte tu ofrojme nje zgjedhje te metodave te sigurta te planifikimit familjar dhe te shmangim perdorimin e abortit si mjet per menjanimin e shtatzenive te padeshiruara.