Aldo Bare kërkon largimin e gjyqtares

Aldo Bare ka dalë përpara togave të zeza të gjykatës së krimeve të rënda ku në këtë seancë ka kërkuar nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçe largimin nga trupi gjykues të gjyqtares Fatmir Hajdari. Arsyeja e kësaj kërkese është që pasi gjyqtarja do të mund të ndikoj në këtë gjykim. Ndërkohë sipas procedurave kërkesa për largimin e togës së zezë do t'i paraqitet kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda i cili do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo.
Ndërkohë Aldo Bare i cili është ekstraduar nga Turqia me 25 nëntor nën masa të rrepta sigurie akuzohet nga drejtësia shqiptare për për mbi 20 vrasje, krijimi i organizatës kriminale, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Ndërkohë mësohet se disa ditë më parë avokati mbrojtës i Bares depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e klientit të tij me argumentimin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Aktualisht ai qëndron në paraburgimin 313 në Tiranë nën masa të rrepta sigurie.