Greqia hyn në vështirësi financiare
Sotiria shumë rrallë i ndodh që të ankohet për ngarkesë në punë. Puna e saj është të regjistrojë shitjet me TVSH në administratën shtetërore greke. Thotë se shefi i saj ka një këndvështrim shumë pozitiv për kohën e humbur në kafene apo pazare. Nëse ndonjë anëtar i familjes sëmuret, ajo i ka të gjitha mundësitë të qëndrojë në shtëpi për ta ndihmuar. "Nuk ka pse të shqetësohem për shkak se këtu ka shumë kolegë që mund të më mbulojnë", thotë ajo. "Askush nuk ka shumë punë për të bërë këtu". Histori të tilla si kjo mbi administratën e fryrë publike në Greqi kanë filluar të krijojnë alarm në Europë. Ndërsa kontinenti po del nga recesioni më i keq që nga viti 1930, gjendja e mjeruar dhe e paqëndrueshme e financave publike të Greqisë po kërcënon të hapë një krizë të re në bashkimin monetar që sakaq ka 11 vite jetë. Javën e shkuar, diferenca mes interesave të borxhit publik të Greqisë dhe atij të Gjermanisë, respektivisht borxhi më i keq dhe më i mirë në kontinent, shënoi një nivel shumë të lartë dhe shumë investitorë filluan të spekulojnë mbi mundësinë e falimentit të Greqisë, pra të pikës kur Athina të deklarojë se nuk është në gjendje të shlyejë borxhet e veta. Nëse udhëheqësit e BE-së mendojnë se kanë lundruar dhe kapërcyer stuhinë gjatë dy viteve të fundit, ndoshta e kanë gabim. BE-ja ndihmoi në kapërcimin e krizës Letoninë, Rumaninë dhe Hungarinë. Por ndryshe nga këto vende, Greqia është anëtar i Eurozonës dhe euro është eksperimenti më i suksesshëm i BE-së në rrugën drejt integrimit financiar. BE-ja, pavarësisht se ka aq shumë traktate, nuk ka rregulla të qarta se si duhet të veprohet në një rast të tillë. "BE-ja ka rregulla shumë të përpikta për të parandaluar kriza, por nuk ka aparat për menaxhimin e krizave", thotë Jean Pisani-Ferry, një ekspert me bazë në Bruksel.
A mos me të vërtetë Greqia po ecën drejt nemesis? Në të gjithë botën qeveritë hoqën dorë nga disiplina financiare për të luftuar krizën. Por në disa vende si Irlanda, qeverinë po punojnë për të rikthyer buxhetin nën kontroll. Kriza në Greqi ka ecur në një dimension tjetër, veçanërisht për shkak të sjelljes së qeverisë së Athinës. Më e keqja, Greqia duket se e keqinformoi botën mbi vështirësitë e saj financiare. Në mars të këtij viti, situata dukej e keqe, por e menaxhueshme. Komisioni Europian parashikonte që sektori publik i Greqisë do të realizonte një deficit prej 4 përqindësh të PBB-së më 2009 dhe pak më të lartë më 2010. Dihej se numrat qenë pak më të larta, por askush nuk e imagjinonte atë që ndodhi. Qeveria socialiste e zgjedhur në tetor bëri të ditur se deficiti buxhetor këtë vit do të jetë 12.7 për qind të PBB-së këtë vit dhe 12.2 për qind vitin e ardhshëm.
Shqetësimet u shtuan nga fakti që qeveria e re duket aspak e përgatitur për të kursyer. Brukseli kërkon që ministri i Financave, George Papaconstantinou, të rishkruajë buxhetin e vitit 2010, në të cilin pretendohet se deficiti do të ulet përmes luftës kundër evazionit dhe jo përmes uljes së shpenzimeve. Ministri thotë se Athina është "plotësisht e angazhuar të marrë hapat e nevojshëm për të rivendosur kredibilitetin e financave të veta". Por plani i reduktimit duket shumë i pabesueshëm. Dhjetorin e kaluar, të rinjtë e zemëruar nga vështirësitë ekonomike bënë kryengritje në Athinë dhe për këtë shkak socialistët nuk duan të hedhin poshtë premtimin që bënë në fushatë, për më shumë pagesa për ndihmë shoqërore. Për më tepër, Greqia dukej se qe një ekonomi e sëmurë që para krizës. Greqia është rritur me 4 për qind në vit, për shkak se konsumi u rrit nga interesat e ulëta të kredive të prura nga bashkimi me Eurozonën. Por recesioni europian vuri në dukje se Greqia ka humbur masivisht aftësinë e vet konkurruese. Kostoja e punës për njësi prodhimi është rritur me 40 për qind që nga viti 2001, ndërsa në Gjermani ka mbetur e pandryshuar deri vitin e kaluar. Në të gjitha drejtimet, grekët kanë shpenzuar më shumë se kanë fituar. Deficiti i llogarisë korente arriti në gati 15 për qind të PBB-së vitin e kaluar, gjë që bëri që deficiti amerikan prej 5 përqindësh të dukej modest. Borxhi publik i jashtëm tashmë është më i lartë se sa PBB-ja.
"Miksi i problemeve të Greqisë sot është unik në Bashkimin Europian. Vendi ka një deficit të stërmadh buxhetor, borxh publik në rritje dhe sistem pensionesh të paqëndrueshëm", thotë George Pagoulatos, një profesor në Universitetin Ekonomik të Athinës.
Që kur u bashkua në euro, Greqia i ka kapërcyer rregullisht limitet e borxhit dhe deficitit të përcaktuara nga "pakti për stabilitet dhe rritje ekonomike", një mekanizëm korrektues në mungesë të një autoriteti qendror fiskal në BE. Administrata publike ka shtuar gjatë këtyre viteve 50 mijë punonjës, më së shumti, të cilësisë së ulët. Sikur të mos mjaftojë kjo, sistemi grek i pensioneve është aq i paqëndrueshëm, sa disa ekspertë besojnë se kostoja mujore e shlyerjes së pensioneve do të bëhet e papërballueshme brenda një dekade. Qeveria po mendon të nisë një dialog me sindikatat dhe të programojë rritjen e moshës së pensionit për gratë gradualisht deri në 65 vjeç. Por sindikatat kanë kërcënuar se një plan i tillë do të kundërshtohet me protesta në rrugë, gjë që kanë dëshmuar se dinë ta bëjnë.
Çfarë do të ndodhë? Ministrat e Financave të BE-së lëshuan një paralajmërim të ri për Greqinë, duke kërcënuar me sanksione financiare. Një mundësi është që BE të pezullojë fondet që i jepen Greqisë si vend i prapambetur në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit. Nga ana tjetër, largimi nga Eurozona, gjë që mund të jetë zgjidhja e vetme nga ky problem, duket se nuk është një zgjidhje e mençur, pasi kostoja e shërbimit të borxhit të jashtëm thjesht sa do të shumëfishohej. Fati i Greqisë duket se do të varet nga reagimi i tregjeve dhe veprimeve të ndërmarra nga Athina. Eurozona ka një rregull që thotë se vendet anëtare nuk mund të shkojnë të blejnë borxhin e Greqisë. Në rast se kostoja e borxhit të Greqisë rritet deri sa të bëhet e papërballueshme, Greqia do të duhet të shkojë te Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndihma e FMN-së kushtëzohet me reformë të ashpër, por shumë dyshojnë se kjo mund të jetë një rrugë e mirë për të ndihmuar qeverinë e Athinës të harrojë premtimet e veta elektorale. Vetë Athina thotë se trokitja te FMN "është jashtë çdo diskutimi".