Aldo Bare kerkon lirimin e tij, kane mbaruar afatet ligjore
Tirane- Aldo Bare i njohur si kreu i "Bandes se Lushnjes" i eshte drejtuar Gjykates se Krimeve te Renda, ku kerkon lirimin e tij nga burgu. Nepermjet nje kerkese te depozituar nga avokati i tij mbrojtes, Bare shpjegon se i kane kaluar afatet ligjore. Per kete arsye, Bare vetem nje jave pas ekstradimit te tij, kerkon edhe shuarjen e mases se sigurise. Ne kerkesen e depozituar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, mbrojtesi argumenton se klientit te tij i kane perfunduar te gjitha afatet ligjore te gjykimit dhe te paraburgimit. Kerkesa pritet qe te hidhet ne shortin elektronik, si dhe t'i caktohet nje gjykatesi per ta shqyrtuar ate. Do te jete gjykata ajo qe do te vendose nese do ta pranoje ose jo, kerkesen e te cilesuarit si kreu i "Bandes se Lushnjes". Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per vepra te renda penale, akuza per 20 vrasje, krijimi i organizates kriminale, rrembim personi, shkaterrim prone, dhunim varresh dhe kryerje te veprave te tjera penale, ne bashkepunim nga organizata kriminale. Procesi gjyqesor ne ngarkim te tij pritet qe te nise ne ditet ne vazhdim, pasi ishte bllokuar per shkak te mos njoftimit te Bares, gjate kohes qe ai ndodhej i arrestuar ne Turqi dhe pritej ekstradimi ne vendin tone. Gjykata revokoi edhe vendimin e marre per dergimin e leter-porosise nepermjet Ministrise se Drejtesise, per njoftimin e Bares mbi nisjen e procesit gjyqesor ne ngarkim te tij. Ne seancat e radhes pritet qe te paraqiten edhe deshmitaret e pare te akuzes.
R.C
Arrestimi
Bare u arrestua ne Ankara tre vjet me pare. Ai u mbajt ne gjendje arresti nga shteti turk, ne pritje te ekstradimit. Bare kerkohej nga dy shtete, Italia nga njera ane, per akuzat e trafikut te droges dhe vendi yne, i cili kishte ngritur dhjetera akuza te renda, kunder kapos se krimit ne Lushnje.
R.C
Arrestimi
Bare u arrestua ne Ankara tre vjet me pare. Ai u mbajt ne gjendje arresti nga shteti turk, ne pritje te ekstradimit. Bare kerkohej nga dy shtete, Italia nga njera ane, per akuzat e trafikut te droges dhe vendi yne, i cili kishte ngritur dhjetera akuza te renda, kunder kapos se krimit ne Lushnje.