E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i EUROPOL: Shqiperia ka luftuar bandat kriminale

Tirane-"Shqiperia po ofron nje shembull te rolit udheheqes ne rajon, per lufte te suksseshme kunder krimit te organizuar". Ky eshte deklarimi qe vjen nga Haga (Hollande), i Drejtorit te Pergjithshem te EUROPOL-it, Rob Wainwright. Pas takimit me Ministrin e Brendshem, Lulzim Basha, kreu i EUROPOL-it, vleresoi progresin e bere nga Shqiperia ne luften kunder te gjitha veprimtarive kriminale. "Ne kemi folur me ministrin Basha, per nje numer te konsiderueshem te bandave kriminale qe jane goditur dhe kjo po ofron nje shembull te rolit udheheqes qe ka Shqiperia ne rajon, per lufte te suksseshme kunder krimit te organizuar. Jam shume i impresionuar nga progesi qe ka bere Shqiperia", tha Eaineright.

Ministri Basha dhe Drejtori i Pergjithshem i EUROPOL-it, nenshkruan marreveshjen per bashkepunim strategjik mes Shqiperise dhe EUROPOL-it. Kjo marreveshje synon te forcoje komunikimin dhe shkembimin e informacionit mbi veprimtarite kriminale mes zyres se EUROPOL-it dhe autoriteteve policore shqiptare. Ajo percakton gjithashtu edhe menyrat e format e bashkepunimit, per realizimin e operacioneve te perbashketa, kryesisht ato nderkufitare ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar. Ministri Basha e cilesoi realizimin e kesaj marreveshjeje, nje hap te rendesishem per Shqiperine, si ne nivelin operacional te shkembimit te te dhenave, edhe ne nivelin institucional te reformimit te Policise se Shtetit. Arritja e kesaj marreveshjeje sipas tij, eshte shenje e besimit jo vetem tek vullneti, por edhe tek kapacitetet e Shqiperise, per te punuar se bashku me autoritetet europiane ne luften kunder krimit te organizuar, si dhe nje deshmi me shume per Keshillin e Ministrave te Brendshem te BE-se, persa i perket vendimit per heqjen se shpejti te vizave per qytetaret shqiptare.

Marreveshja

Marreveshja e nenshkruar ne Hage, mes Shqiperise dhe EUROPOL-it, synon te forcoje komunikimin dhe shkembimin e informacionit mbi veprimtarite kriminale mes kesaj zyre dhe autoriteteve policore shqiptare. Ajo percakton gjithashtu edhe menyrat e format e bashkepunimit, per realizimin e operacioneve te perbashketa, kryesisht ato nderkufitare ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›