Aldo Bare refuzon gjykaten
TIRANE - Alfred Shkurti i njohur me emrin Aldo Bare, per te disaten here i ka bere me dije gjykates se eshte ne gjendje te rende shendetesore, duke refuzuar te jete i pranishem ne seancen e tij. Por dje pervec shkaqeve te semundjes, ai sqaronte se avokati i tij mbrojtes, ishte penguar ta takonte. "Dua te them se prej disa kohesh avokati qe mbron interesat e mia ne gjykim, Vladimir Mece nuk eshte lejuar nga autoritetet e burgut te me takoje". Duke pare pretendimet e te pandehurit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, ka hedhur poshte pretendimet e tij, duke arsyetuar se avokati mbrojtjes ishte prezent ne seance dhe nuk e vuri ne dukje nje fakt te tille. Nderkohe qe nga te dhenat e ardhura nga Drejtoria e Burgjeve dhe nga drejtuesit e toges se shoqerimit, behet e ditur se Aldo Bare gezon shendet te plote dhe nuk vuan nga ndonje semundje. Pas shpalljes se mungeses se tij dhe vazhdimit te gjykimit ne prani te avokatit mbrojtes, fjalen e ka marr akuza. Perfaqesuesit e prokurorise kishin te gjitha letrat ne dore per te kundershtuar kerkesen e gjate, bere nje seance me pare nga avokati Vladimir Mece. Nderkohe qe akuza nga ana e saj, i ka thene gjykates se nuk duhet te marre parasysh asnje nga kerkesat e parashtruara ne deklaraten e nje jave me pare nga avokati. Sipas akuzes, arrestimi, hetimi dhe me pas zgjatja e afateve te hetimit per te gjitha veprat penale qe rendojne mbi Aldo Baren, jane kryer ne baze te te gjitha rregullave. Sipas akuzes, Aldo Bare se bashku me avokatin e tij, jane duke bere manovra nga me te ndryshmet per t'iu shmangur hetimit gjyqesor. Ne perfundim te fjales se tij, prokurori i ceshtjes Genti Trenova, kerkoi te mos merren parasysh kerkesat e avokatit Mece, per klientin e tij Aldo Bare dhe te vazhdoje gjykimi, per te gjitha veprat penale qe ai akuzohet. Gjykata do te shprehet me vendim per te gjitha kerkesat e Bares ne date 10 shkurt. Nga ana tjeter avokati ngul kembe se dy prej akuzave te ngritura ne kohe nga prokuroria kunder Aldo Bares, jane parashkruar. Kete radhe, Mece ka renditur arsyet perse kerkon pushimin e gjykimit, faktet qe kane sjelle pavlefshmerine e te gjitha akteve te hetimit, krahasimin e ceshtjes me ate te Andi Tomes qe u pushua nga Gjykata e Larte, si dhe parashkrimin e dy veprave penale "krijim te organizatave kriminale" dhe "shkaterrim i prones me zjarr". Per keto akuza, avokati tha se nuk mund te kishte nisur hetimi, pasi kishin kaluar pese vjet nga kryerja e tyre. Sipas tij, nga fillimi i procedimit, deri ne perfundim te hetimeve paraprake, kemi nje afat te konsumuar prej 1 vit e nje muaji. Si date te rifillimit te procedimit penal, por kesaj radhe me numer te ndryshuar 15, ndaj Aldo Bares, Prokuroria per Krime te Renda Tirane merr daten 31.01.2006 dhe ky procedim penal ka zgjatur deri me daten 01.07.2007, pra plot 1 vit e 5 muaj, ka thene avokati ne kerkesat e tij. Te gjitha veprimet procedurale te kryera pas afatit 2 vjecar jane absolutisht te pavlefshme ne mbeshtetje te nenit 128/1/b te K.Pr.Penale, eshte shprehur avokati. Keto pretendime jane kundershtuar nga prokurori, duke i dhene gjykates argumente te kunderta me to te ilustruara me prova konkrete. R.Caushaj