E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qelloi dhendrin, rrefehet: Kam qene i dehur

TIRANE - Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg", per Albert Dashin, i cili akuzohet se qelloi per vdekje dhendrin, pasi nuk ishte dakord per martesen me mbesen e tij. Para gjykates, i pandehuri eshte justifikuar se nuk mbante mend asgje, nga ajo qe kishte ndodhur diten e ngjarjes. "Kam qene i dehur, nuk mbaj mend asgje se cfare ka ndodhur", ka deklaruar para gjykates i pandehuri. Perballe pretendimeve te tij, prokurori ka parashtruar te gjitha akuzat dhe provat qe rendojne ne ngarkim Albert Dashit, duke i kerkuar gjykates edhe caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", mase kjo e vendosur me pas edhe nga gjykata. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri, ka ndodhur tre dite me pare rreth ores 17.30, afer baneses se viktimes, Armando Hasani, ne rrugen "Qemal Stafa", prane zones se njohur si "Xhamlleku". 30-vjecari u qellua me arme zjarri pistolete, jo shume larg shtepise se tij, duke mbetur i vdekur ne vend. Sipas burimeve zyrtare te policise, autori i dyshuar i ketij krimi u arrestua disa ore pas ngjarjes ne nje banese ne rrugen "Myslym Keta", prane ish-ndermarrjes "Rruga Ura". Mesohet se deshmitare te ndryshem, banore te zones, kane pare per disa minuta skenen, kur Albert Dashi i kishte drejtuar Hasanit pistoleten ne koke dhe me pas e ka shkrepur mbi te, thuajse te gjithe krehrin e fishekeve qe kishte me vete. Policia vendosi 1 milione leke ne dispozicion per personin qe do te jepte te dhena te sakta per vendndodhjen e autorit te krimit, ndersa ky i fundit u arrestua disa ore me pas. R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›