E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet inspektorati per Arsimin Parauniversitar

Keshilli i Ministrave miratoi dje krijimin e Inspektoratit Kombetar te Arsimit Parauniversitar (IKAP). Sipas vendimit, ai eshte institucion i posacem i inspektimit, monitorimi, vleresimit e keshillimit te cilesise se arsimit parauniversitar dhe funksionimit te strukturave menaxhuese te tij (shkolla, drejtori arsimore rajonale, zyra arsimore). Me konkretisht, inspektorati ne fjale kryen keto funksione kryesore: Inspekton, monitoron, vlereson, keshillon dhe nxjerr perfundime mbi zhvillimin e procesit mesimor-edukativ, menaxhimin e bazes materialo-didaktike te shkolles. Gjithashtu, ai verifikon pajtueshmerine e veprimtarise te institucioneve arsimore me aktet ligjore e nenligjore ne fuqi, udhezimet e ministrit te Arsimit dhe Shkences per DAR/ZA-t dhe per institucionet shkollore, monitoron problemet qe paraqiten ne shkolle me tekstin shkollor si dhe zbatimin e dispozitave normative te shkolles, kodit te etikes se mesuesit, punen e bordit te shkolles si dhe te organeve demokratike te saj. Sipas vendimit, IKAP inspekton edhe zbatimin e rregulloreve te matures shteterore dhe provimeve te lirimit. Vendimi i Keshillit te Ministrave percaktoi se efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar per Ministrine e Arsimit dhe Shkences, ndersa eshte ngarkuar pikerisht kjo ministri si dhe ajo e Financave per zbatimin e ketij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›