ISAF, 110 komando "fluturojne" ne sherbim te paqes
TIRANE - Ne kuader te misionit te misionit ISAF te NATO-s ne Afganistan, u nisen dje 110 trupa te Regjimentit Komando, pjese e kontingjentit te 2-te paqeruajtes. Ne perberje te ketij kontingjenti jane 12 oficere, 44 nenoficere dhe 54 ushtare profesionist. Gjate qendrimit ne Herat te Afganistanit, trupat e ketij kontingjenti do te kryejne detyra speciale qe lidhen me ruajtjen dhe sigurimin e bazes ushtarake permes sherbimit ne vendroje dhe patrullimit me automjete; sherbimin prane Komandes se Forces; ruajtjen e depove te armatimit; sigurimin e bazes logjistike, si dhe sigurimin dhe shoqerimin e personelit. Trupat tona Komando do te vazhdojne te sherbejne nen drejtimin e komandes italiane. Ne regjimentin Komando, u zhvillua dje ceremonia e percjelljes se Kontingjentit te 2-te Paqeruajtes, i cili do te kryeje misionin e tij te radhes ne Herat. Ne kete ceremoni ishin te pranishem zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia, si dhe ushtarake te larte te Forcave te Armatosura, atasheu ushtarak i Italise, familjare e te aferm te paqeruajtesve. Komandot shqiptare jane trupa elite te Forcave tona te Armatosura, qe kane dhene nje kontribut te cmuar perkrah vendeve aleate ne misionet paqeruajtese si ne Bosnje-Hercegovine, Irak, Afganistan dhe ne Cad. Deri me sot, Regjimenti Komando ka kontribuar me 2.021 trupa ne misionet paqeruajtese.