E Shtunë, 31 Tetor 2026

Landfilli i Sharres, analizat per gazin e cliruar

Landifilli i Sharres ka qene "stacioni" i radhes per kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Rama, i cili ka inspektuar punimet e deritanishme. Sipas tij, transformimi i kesaj fushe, e cila eshte nen kujdesin e te gjithe qytetareve, si nje nga pikat me problematike, me te veshtira dhe me te demshme te kryeqytetit, ne nje landfill modern te permasave bashkekohore dhe ku mbeturinat trajtohen ne menyre bashkekohore, eshte shprehje e nje transformimi teresor te Tiranes, ne funksion te cilesise se jetes se qytetareve. Deri tani, ne landfill-in e Sharres jane kryer kater komplete analizash periodike per cilesine e ajrit te cliruar, nivelin dhe perberjen e ujerave nentokesore e mbitokesore dhe nje sere elementesh te tjere, me qellim trajtimin e mbeturinave nepermjet nje koncepti teknik te kontrolluar sanitar. Ne Sharre depozitohen rreth 1000 tone mbetje ne dite, te cilat trajtohen, perpunohen sipas standardeve evropiane. Gjithcka kryhet sipas nje procesi zinxhir, ku perfshihet mbledhja, transporti, ngjeshja, trajtimi, deri ne destinacionin e tyre final qe eshte mbulimi me nje shtrese te caktuar dheu. I gjithe procesi eshte i kontrolluar nga specialiste te mjedisit, per te mos neglizhuar asnje faze te mbarevajtjes se tij. Reduktimi i efekteve te mbetjeve urbane ne natyre dhe ne ambient, mundesia e rikuperimit te burimeve nga to, por edhe reduktimi i prodhimit te vete mbetjeve, mbeten sfidat qe per specialistet dhe inxhinieret e mjedisit jane shtysat drejt zgjidhjeve te sigurta per shendetin e qytetareve dhe per ambientin qe na rrethon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›