Aldo Bare sulm politikes nga kafazi Bejne shoping erotik
Aldo Bare tregon fytyren e vertete apo luan karten e te semurit psikik me shpresen per te perfituar denim me te lehte. E para e beri ate te famshem ne qytetin e tij te lindjes Lushnje ku pjesa me e madhe e qytetareve e kishin frike. Madje para tij peruleshin edhe zyrtaret e qeverisjes lokale. Nuk perjashtohen as strukturat e policise te cilat pergjate viteve 1997-2005 nuk e zinin ne goje emrin e tij. Nje mur larg komisariatit zyrtar te policise se Lushnjes ndodhej strofka e Bares ku gjendeshin dhjetera ushtare. Megjithese pas hekurave te burgut kreu i Bandes se Lushnjes ka vijuar te kercenoje. Tashme nuk permend emra te ulet te politikes por ka synuar kreret e shtetit te cilet ne cdo dalje publike akuzojne njeri-tjetrin si Aldo Bare i PS-se apo i PD-se. Ne seancen gjyqesore te radhes ai tha se familja e tij eshte degjeneruar. Nuk kemi as ilace te mbajme prinderit qe kane kaluar ne depresion kurse shteti shkon neper shopingje erotike te mbaje familjaret e vet vijoi Bare te cilit mesa duket nuk i kishte dale inati i izolimit nga burgu pas sharjeve dhe fyerjeve drejtuar Kryeministrit Berisha nje jave me pare. Ne fillim te seances se djeshme gjyqesore gjyqtarja Fatmira Hajdari e pyeti te pandehurin se perse nuk ndodhej ne salle avokati i tij Vladimir Meci. Nga kafazi i hekurt Bare iu pergjigj se mbrojtesi duhet te ishte semure. Ne kete pike gjithcka ishte nen kontroll nga ana e policise dhe trupit gjykues. Gjyqtarja vijoi me pyetjet teksa i kujtoi te pandehurit irritimin gjate seances se kaluar. Hajdari tha se Bare u soll shume keq duke perdorur edhe fjale fyese ne nje proces qe po zhvillohet konform ligjeve. Kaq ka mjaftuar qe kreu i Bandes se Lushnjes te rikthehej ne gjendjen e seances se kaluar. Vete me cenuat per sjelljen time. Une jam sjelle si shqiptar ndaj kam ardhur ketu nuk jam as poliagjent tha ai duke iu referuar Kryeministrit Berisha. Me pas tha se familja e tij eshte ne gjendje te mjerueshme ndersa shteti ben shopingje erotike te mbaje familjaret e vet tha i pandehuri. Duke pare kete situate Kolegji Penal i Gjykates se Krimeve te Renda nderpreu seancen duke e shtyre per javen tjeter pasi mungonte mbrojtesi ligjor i te pandehurit.
Te merkuren e kaluar Bare me tone te ashpra dhe me nje fjalor kercenues deklaroi se askush nuk do ti gezoje ish-pronat e tij te konfiskuara nga drejtesia shqiptare. Sa te jem une gjalle nuk do ta gezoje askush lagunen e Karavastase do ti nxjerr ujin e zi edhe ketu ku jam tha Bare duke iu drejtuar nje aksioneri te lagunes. A ju vjen padroni i ri ne Karavasta Kam degjuar qe ju vjen edhe naten u interesohet per familjen. Ska burre nene te ma marri. I q... nenen Sali Berishes i nxjerr ujin e zi ketu. Ato cka i them i bej ka vazhduar te kercenoje Bare duke detyruar kryetaren e seances gjyqesore Fatmira Hajdari qe te marre mase perjashtimi nga seanca. Bare i ka ndier pasojat ne burg ku dhe u izolua.