E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpelanca e Braces me Berishen caktohet pas mesit te nates

Procedurat Pasi u shty ne limitet e afatit ligjor Topalli e ka caktuar ne mbyllje te diskutimeve per buxhetin

Ne kohen kur kritika ndaj Kuvendit te Shqiperise po vjen nga te gjitha drejtimet nje tjeter veprim i orientuar nga Kryetarja Jozefina Topalli e rithekson krizen qe ka eliminuar normalitetin te ky institucion. Nje kerkese e deputetit socialist Erjon Brace per interpelance me Kryeministrin Sali Berisha lidhur me monopolet eshte zhvendosur per punimet e seances se sotme pas 14 ore diskutimesh qe jane parashikuar per buxhetin. Brace u shpreh per Shqip se ky rend dite e transferon interpelancen diku pas mesit te nates cka me shume sesa nje teknike e zgjuar nga drejtuesit e Kuvendit konfirmon ate qe nje diplomat ne Tirane perifrazoi per Parlamentin shqiptar si nje teater pa substance. Te enjten mbushen kater jave nga kerkesa zyrtare per interpelance me Kryeministrin per monopolet. Javen e kaluar i kerkova znj. Topalli te zbatonte Kushtetuten. Sipas Rregullores normalisht duhet te kete dy seanca plenare ne jave. Por Kryetarja i ka zhdukur dy seanca pasi nuk i ka llogaritur ne raport me kerkesen e bere. Pra sot thyhet afati kushtetues dhe per te shmangur kete gje me kane lajmeruar se po sot zhvillohet interpelanca ka shpjeguar deputeti socialist Erjon Brace. Por problemi qe lind nga kjo korrektese e ardhur ne kufijte ekzistenciale te saj ka te beje me manovren e zhvilluar dhe qe synon zhvleresimin e plote te interpelances. Sot eshte seanca per buxhetin ku zyrtarisht PS ka kerkuar 7 ore diskutim dhe po kaq edhe shumica. Pra do te jene 14 ore diskutim vetem per buxhetin. Pas 14 oresh eshte lene edhe zhvillimi i interpelances sqaroi deputeti socialist. Eumlshte e qarte se edhe per nje njohes naiv te punimeve parlamentare apo nje spektator naiv te politikes se zhvendosja ne kohe e ballafaqimit te detyruar te Sali Berishes me nje kerkese te ardhur nga opozita diku ne oret e mesnates thjesht dhe vetem synon topitjen dhe neutralizimin e saj te akuzave dhe fakteve qe mund te dalin ne siperfaqe. Ky argumentim ka vlere te plote per sa kohe Kuvendi nuk jep nje sqarim tjeter ndryshe dhe te argumentuar se per cilat arsye edhe llogaritjet e numrit te seancave edhe shtyrja por edhe koha e parashikuar pervijojne nje levizje te qellimshme per te erresuar interpelancen. E gjithe kjo situate kur nje Kryeminister manovron me procedurat per te shmangur perballjen duket se i jep te drejte shqetesimeve te PS per balancimin ne drejtimin e Kuvendit i cili edhe nje here me kete fakt konfirmon ironine e diplomateve te huaj se ai tanime ka marre formen e nje departamenti te qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›