E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Buble i mbyllur në shtëpi

I bërë i famshëm nëpërmjet një kënge, që në tekst përmbante fjalët “dua të shkoj në shtëpi”, më në fund kuptohet përse këngëtari kanadez Michael Buble qëndron pothuajse i kyçur brenda së fundmi.

I martuar më parë gjatë vitit me një modele argjentinase të quajtur Luisiana, një revistë rozë botoi të shtunën fotografitë e vajzës, në reklamimin e një fushate veshjesh intime.

Me linja jashtëzakonisht të rregullta dhe një trup të mrekullueshëm, është e sigurt se bashkëshortja e Buble, ka të paktën po aq fansa sa këngëtari i famshëm nëpër botë.

”Më është dashur shumë kohë që të arrij të dal me të, por sapo e pashë u trondita nga bukuria që kishte. Sot jam njeriu më i lumtur në botë, sepse përveçse është e mrekullueshme, karakteri dhe energjia e saj janë të krahasueshme për nga bukuria me pamjen fizike”, u shpreh përpara pak kohësh Buble në një intervistë. /tch/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›