BBC Kryhet autopsia mbi Gaddafi-n

Një ekzaminim pas vdekjes mbi trupin e ish-liderit libian Muammar Gaddafi është kryer në qytetin Misrata.
Lajmin e bën të ditur BBC, që citon një zyrtar libian, sipas të cilit trupi i kolonelit do t’u dorëzohet të afërmve të tij.
Varrimi i tij është shtyrë, me autoritetet të ndara mbi një vendim se cfarë do të bëhet me trupin.
OKB ka bërë thirrje për një hetim mbi vrasjen e kolonelit Gaddafi ditën e enjte, në fund të ofensivës së rebelëve në Sirte. Koloneli i plagosur u tërhoq me forcë nga kanali i ujërave të zeza ku ishte fshehur dhe pas 10 hapash pësoi një kolaps
Omran el Oweib
Komandanti i trupave që kapën Gaddafi-n
Ndërkohë, komandanti i trupave që e kapën atë dha disa detaje mbi evenimentet që cuan në vdekjen e diktatorit që qeverisi Libinë për më shumë se 4 dekada.
Në një intervistë ekskluzive për BBC, Omran el Oweib deklaroi se koloneli i plagosur u tërhoq me forcë nga kanali i ujërave të zeza ku ishte fshehur dhe pas 10 hapash pësoi një kolaps.
Oweib tha se një shkëmbim i ashpër zjarri u regjistrua mes mbështetësve të Gaddafi-t dhe luftëtarëve të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.
“Ishte e pamundur të caktoje se kush e qëlloi plumbin fatal. Unë e cova ish-liderin në një tendë spitalore, ku ai u shpall i vdekur”, deklaroi komandanti.
“Unë u përpoqa t’i shpëtoja jetën, por nuk munda”, shtoi ai. Pyetje të shumta kanë lindur mbi atë që ndodhi në momentet e fundit të jetës së kolonelit Muammar Gaddafi.
Kryeministri në detyrë, Mahmoud Jibril deklaroi se ai u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkohë që video të regjistruara tregojnë se ai u tërhoq zvarrë në rrugë.
Se cila do të jetë e ardhmja e Libisë pas vdekjes së Gaddafi-t ende nuk dihet. KKT deklaroi se zgjedhjet do të mbahen pas 8 muajsh, ndërkohë që tribuja e kolonelit propozoi të birin e tij Saif al Islam si pasuesin e të atit, “për të luftuar ata që bënë revolucionin me NATO-n”.
Vdes Gaddafi
Libi, djali i dytë i Gaddafit në arrati
Libi, në radhë për të parë Gaddafi-n e vdekur
Libia pas Gaddafi-t
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Masat pas incidentit të fundit në minierë
Parandalimi i borxhit
Ish-diplomati britanik, libër për Kosovën
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi