Aldo Bumçin në vend të Mark Markut???
Tre janë vatrat më të nxehta momentalisht në botë për burime lajmesh dhe dallaveresh korriku.
-Sebha është një qytet thellë në jugperëndim të Tripolit në Libi ku rebelët luftojnë kundër ushtarëve të Gadafit, që pinë vetëm çaj të verdhë Lipton, tretur brenda një tabletë Viagra për fuqi kalorësiake.
-Kandahari me halle i Afganistanit ku tregtia e heroinës nuk njeh më monopol pas vrasjes së vëllait të president Karzait.
-E treta e vërteta, Tirana jonë e këtyre ditëve e pluhurosur, e vaposur, e mbytur me vjedhje, aksidente, vrasje, varfëri, makiato dhe shalqinj, e cila u freskua pakëz dje pasdreke me lajmin e emërimeve të 2 ministrave të rinj.
Për Halimin nuk flas dot as shkurt as gjatë se na është vizatuar në mendje çfarë pionieri shembullor dhe avokat kriminelash dukej në krye të komisionit të famshëm parlamentar të 21 janarit, kur Ina Rama ia dhjeu live dhe ky mavria mërmëriste si trumcak dimri në kërkim të folesë së humbur. Dua të komunikojmë sot bashkë të nderuar lexues, taksapagues, votues për Bumçin e Kulturës e të ndaj me ju opinionin tim të radhës.
Institucionet më të mëdha ku menaxhohet, mbrohet, investohet për kulturën dhe artin shqiptar janë MTKRS-ja, pra ministria përkatëse dhe bashkia e kryeqytetit. Ndoshta për efekt të kryeopozitarit Edi Rama, i cili ka drejtuar këto dy dikastere dhe ka lenë gjurmë me punën dhe kreativitetin e vet, kultura shqiptare u institucionalizua dhe u barazua njësoj me instanca të tjera publike siç janë arsimi, financat apo shëndeti. Të paktën dekadën e fundit axhenda e shqiptarëve nuk kishte vetëm kafe-ngrënie-thashetheme-lloto-intriga, por brenda dëshirave apo mundësive personale rutina ditore u pasurua në kafe-ngrënie-kinema-lloto-ekspozita arti-festime tradicionale-jetë nate-takime&festivale ndërkombëtare-intriga-teatër metropoli.
Pas kaq kohësh kur u mendua se establishuam një nga nevojat tona shpirtërore vjen një moment dhe Doktor (Argita) Berisha shkelmon këtë arritje. Lidhja është e shkurtër, në karrigen e kryebashkiakut të Tiranës ul bythën me mandat të vjedhur Lul Basha, në karrigen e prijësit të Kulturës ul bythën Aldo pa bythë i partisë. Të dy këta djelmosha model gocash shembullore i kemi në qarkullim qysh nga KOP-i i famshëm i 2005-ës. Të dy provuan të jenë katër herë ministra dhe asnjëri prej tyre nuk shkëlqeu. Kësaj here siç duket kanë marrë për detyrë një mision të vështirë: ashtu si në vitin 1967 Enver Hoxha dhe regjimi i tij shpallën vendin si të vetmin regjim politik ateist në botë duke shkatërruar çdo objekt kulti fetar, edhe këto dy musëndrat sterile të Saliut duan të shkatërrojnë çdo transformim ndër vite që mban firmën e Ramës.
Ai kodoshi holandez që futet në bashki pasnesër ende pa hapur zyrën e re ka bërë gati letrat për ta çuar në prokurori kryeopozitarin gjasme për shkeljet që do i gjejë ndërkohë, kurse Aldo i Manushaqes do të zhdukë çdo ngjyrë, çdo traditë, çdo eveniment kulturor që u krijua nën erën Rama që ende vazhdon edhe sot. Saga e ministrit të ri të Kulturës vazhdon më gjatë. Aldon po e ul me siklet Berisha në postin e ministrit të TKRS-së në vend të një katoliku tjetër. Dihej prej të gjithëve dhe kushdo respektonte në heshtje parazgjedhjen që kishte bërë vetë kryeministri 2 muaj më parë. Emri i akademikut, studiuesit dhe njeriut të letrave Prof.Dr.Mark Markut ishte vlerësuar unanimisht jo vetëm brenda Partisë Demokratike, por edhe nga aleatët qeverisës dhe rrethet intelektuale të kryeqytetit. Gjithçka shkoj vaj deri kur letra e shkrimtarit Ismail Kadare në adresë të Lulzim Bashës ua prishi gëzimin e vjedhjes së votave dhe mandatit të Tiranës. Askush nuk e priste këtë rrufe në qiell të pastër, ndërkohë që mazhoranca qeverisëse mori edhe një tjetër thikë nën brinjë. Mark Marku, si një ndër miqtë e rrallë e të mirë të Kadaresë, është ndërkohë i pari dhe i vetmi kritik recensionist i veprave të tij këto dy dekadat e fundit. Mik i mirë, besnik dhe intelektual i mirëfilltë me reputacion në qarqet e artistëve shqiptarë, zoti Marku do ta kishte më të lehtë të riinstitucionalizonte kulturën dhe dikasterin qeverisës së saj pas skandaleve apo gafave të paraardhësve Pango e Xhaferraj.
Berisha si një kokëfortë, inatçi dhe hakmarrës tradicional nuk mund të toleronte më mikun e Kadaresë. Për ti treguar këtij të fundit se kush e bën zap këtë vend, këtë popull dhe se kush drejton çdo ent dhe ministri të kësaj republike emëroi në mënyre sarkaike bajate Aldon. Në këtë mënyrë mesazhi i Berishës ishte i qartë e i prerë edhe për gjithë klanin pro Kadare brenda PD-së.
Nuk ka rëndësi se çfarë vlerash dhe kapaciteti mbart Aldo Bumçi, e rëndësishme është të bërit mirë e rolit të ushtarit. Emërohet ministër kulture i virgjëri Aldo Bumçi, ndërkohë që edhe nusen ia gjeti Partia Demokratike, emërohet ministër Turizmi Aldo Bumçi që ndërkohë nuk di as not, emërohet ministër sportesh Aldo Bumçi, ndërkohë që i vetmi sport që ka praktikuar në jetën e tij ishin lojërat me kukulla me gocat e lagjes, ministër rinie Aldo Bumçi që nuk ka thithur njëherë në jetën e tij një cigare e jo më të ketë shijuar hashashin, ekstazinë, të njohë e kërcejë me house, ska, garage, minimal, të ketë qenë pjesë e orgjive të çmendura apo aventurave siç bën rinia e sotme.
Një tjetër mballomë po i ngjitet qeverisë sonë. E fryrë, e shfryrë, e çarë, e mastiçizuar, e rrudhur si tullumbacet kineze dhe e fishkur si bolet e vetë kryeministrit unë besoj se nuk do ta ketë të gjatë për të qenë pjesë e lojës në vazhdim. As gjatësia e Halimit të drejtësisë dhe as feminiteti i katolikut Bumçi të Kulturës nuk mund të dhurojnë energji dhe cytin epshin si viagrat për ushtarët e Gadafit.
Smundem ti jap vetes një përgjigje: Nuk gjente dot Doktori një burrë garip e të zotë për të menaxhuar kulturën, një burrë më të lexuar, më të shëtitur,më me fantazi, më kreativ, një burrë tradicional dhe trendy njëkohësisht? Nuk gjente dot Doktori një burrë me pak më shumë vlera se Aldo, një burrë më fisnik? Po kandidatura e Mesila Dodës si do u dukej?
*facebook.com/bledi.mane
