E Diel, 1 Nëntor 2026

Kësaj jave në luftë, fushata e ardhshme e gjeneral Petreaus-it

20-07-2011 / Nga Robert Haddick (Foreign Policy)

Shefi i ri shërbimeve sekrete amerikane do të marrë përsipër luftën sekrete në Pakistan. Gjenerali Petraeus do të vazhdoje misionin e tij në Pakistan, tashme si një ushtar civil. Marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Pakistanit, vijnë vetëm duke u përkeqësuar, qё pas bastisjes sё majit nё Kompleksin Abbottabad tё Bin Ladeni. Këtë javë, Administrata Obama njoftoi se do ti refuzoj Pakistanit, ndihmën ushtarake  prej 800.000.000 $; shumë e cila pasqyrohet nё mё shumë se një e treta e tё ardhurave vjetore të Uashington-it.
Shkaku i kësaj mase ndëshkimore ishte tradhtia e dukshme e zyrtarëve tё lartë  pakistanezë, të cilёt refuzuan tё bashkëpunonin me amerikanët, për të sulmuar me bombardues Afgano-talebanët qё vepronin nё Pakistan dhe qё padyshim i kanë duart e lara me gjakun e shumë ushtarëve amerikanë. Si pasoje e refuzimit tё  ndëshkimit tё tyre, kjo situate rezultoi nё arratisjen e tyre.
Ndërkohë, e ardhmja e sigurisë në zonat fisnore të Pakistanit në kufi me Afganistanin
është  përkeqësuar. Në shenjë hakmarrjeje për ndihmën e bllokuar nga SHBA-tё, Ministri i Mbrojtjen se Pakistanit kërcënoi haptas, me tërheqjen e ushtarëve tё tij nga Badlands, qё  përfshijnë mbi 1.100 pika kufitare. Kjo do të ishte vazhdimësia e një vendimi  të mëparshëm,për të dëbuar mbi100 ushtarë të Forcave Speciale të SHBA-ve, tё cilët kishin si mision trajnimin e Trupave nё Kufi. Kjo vijoj si një përpjekje për të trembur zyrtarët amerikanë, duke i kërcënuar se Pakistani  do të hiqte dorë nga “territori” talebanëve në Afganistan. Gjithashtu qeveria pakistaneze nuk hezitoi të ndërmarrë veprime edhe  kundër kryengritësve tё saj gjatë gjashtë javëve të fundit. Ushtria Pakistaneze lëshoi mbi 760 raketa dhe predha artilerie në tre provincat afgane, duke vrarë të paktën 60 njerëz.
Vendimi  për ti dhёnё  një dënim Islamabad-it për hipokrizi, padyshim qё do të përkeqësonte marrëdhëniet afatshkurtra. Politikanëve amerikanë në Uashington do t’iu duhet të rivlerësojnë “rinovimin” e kësaj marrëdhënieje. Nëse jo, Shtetet e Bashkuara do të duhet të rishikojnë opsionet e tyre për të zgjeruar e vepruar nё mënyrë unilaterale, kundrejt militantëve në rajon. Nëse arrihet nё këtë pikё, Presidentit Obama, padyshim do t’i duhet t’i kthehet për ndihmë gjeneralit dhe drejtorit tё ardhshёm të CIA-s, Glen, dhe David Petraeus për të zbatuar edhe mё shumё operacione ushtarake. CIA ka pasur për dekada të tëra, një prani tё “maskuar” në Pakistan, një prani që ka marrë “forma tё ndryshme” nё rrethana tё ndryshme. “Spiralja” në rënie të vazhdueshme, e marrëdhënieve SHBA-Pakistan, do të bëjë qё prania e CIA-s të intensifikojë formën e tanishme. Një “shenjё” që mund të pasonte natёn e 11 majit, kanё qenё bombardimet nё Pakistan, me katër sulme të ndara e duke vrarë mbi 50 njerëz.
Gjenerali Petraeus do të “hedhë” uniformën e tij përpara se të raportojë për punë në Langley. Por ai do të vazhdojë të jetë një komandant  beteje, në krye të një force ajrore robotike dhe një ushtrie tё vogël tё SHBA-ve dhe disa  paramilitantёve afganë, shumë prej të cilëve janë ish-ushtarakë të veçantë. Sipas ligjit amerikan, fushata Petraeus në Pakistan do të jetë një mision i fshehtë; i udhëhequr nga civilё dhe i autorizuar nё bazё tё nenit 50 të Kodit të Shteteve të Bashkuara. Por pёr Pakistanit ky veprim do tё jetё  mё  shumë si shpallje lufte. Ne mesazhin e Kinës kundrejt fqinjëve tё saj thuhet se: “mos u mbështetni në ndihmën e Shteteve tё Bashkuara. Admirali Michael Mullen, kryetari i Shtabit të Bashkuar, sapo  përfundoi një vizitё katër-ditore në Kinë. Mikpritësit e  Mullen-it i ofruan atij një akses tё madh nё disa prej fushave tё  aftësisë e inteligjencës më të rëndësishme ushtarake të Kinës. Për tё “rivendosur” marrëdhëniet ushtarake me Pekinin, të cilat kanë qenë rregullisht tё ndërprera gjatë dekadës së fundit. Ky ka  qenë prej kohësh edhe qëllimi kryesor i zyrtarëve ushtarakë amerikanë. Mullen dhe kolegët e tij në Pentagon, duhet të jenë të kënaqur se vizita e tij  u kompletua edhe me një turne nga homologun i tij kinez, kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara. Kjo vizitё do tё sjellё njё  komunikim tё drejtpërdrejtë  midis dy institucioneve të mbrojtjes dhe kështu do të reduktojë keqkuptime të dëmshme dhe potenciale tё humbura. Por udhëtimi i Mullen-it nxori nё pah edhe presionin e vazhdueshëm tё qeverise kineze, nё lidhje me praninë e  SHBA-ve në Paqësorin perëndimor. Turi i Mullen nё bazat ushtarake kineze, përfshinte një vizitë në selinë trupave e dytё tё artilerisё kineze, e cila ёshtё edhe njësia përgjegjëse  për “terrenin” bërthamor dhe shumë forcave ushtarake, nё lidhje në rritjen e numrit të raketave bërthamore. Mikpritësit i lejuan atij tё vizitonte e tё inspektonte kabinën e një SU-27, tё një prej avionëve më të avancuar të Kinës dhe një modeli tё fundit nëndetëseje me motor nafte elektrik. Ai gjithashtu mbikëqyri një stërvitje trajnimi të ushtrisë dhe pati  takime të shumta me oficerë të lartë e të rinj.
Udhëtimi dukej se kishte arritur nё mënyrë modeste objektivin e SHBA-ve, pra të krijimit të një transparence tё madhe mes të dy palëve. Por udhëheqësit ushtarakë kineze gjithashtu arritën progres nё disa prej qëllimeve tё tyre. Ata kryesisht shfrytëzuan publicitetit lidhur me vizitën e Mullen, pёr dyshimet mbi qëndrueshmërinë e SHBA-ve, angazhimet në rajon dhe çështjes  për bashkëpunimin ushtarak të SHBA-ve me vendet rreth Detit të Kinës Jugore.
Gjatë një konference për shtyp me Mullen, gjenerali Chen Bingde, shefi i Përgjithshëm i Stafit tё Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, ofroi disa këshilla për politikanet në Uashington.  “Unë e di se SHBA ende po shërohet nga kriza financiare”, tha Chen. “Edhe pse  në rrethana të tilla, ajo është ende duke shpenzuar një shumë tё konsiderueshme parash për ushtrinë e saj, pra a s’është ky veprim një presion i madh mbi  taksapaguesit? A nuk do tё ishte një skenar mё i mirё zvogëlimi i këtyre shpenzime ushtarake dhe rritja e   shpenzimeve pёr përmirësimin e jetesës së popullit amerikan”. Sugjerimi i Chen-it ishte projektuar pa dyshim për të përforcuar dyshimet mbi aftësinë afatgjata tё Pentagonit dhe për të përmbushur angazhimet e saj të sigurisë nё rajon. Mesazhi i Kinës për fqinjët e saj është se, duhet të marrin këto dyshime në konsideratë sidomos  nё formulimin e politikës së jashtme. Chen kritikoi publikisht, stërvitjet ushtarake të trajnimit tё  forcat e SHBA-ve me Vietnamin dhe Filipinet. Chen pohoi se trajnimet u zhvilluan nё një kohё tepër tё papërshtatshme,pikërisht kur Kina dhe “pretenduesit” janë nё konflikte për [Detin e Kinës Jugore] .”Mesazhi i  Chen-it nënvizoi se ky veprim i Shteteve tё Bashkuara është i paligjshёm dhe qё ato s’kishin asnjë tё drejtё për të ndërhyrë në konfliktin e “lagjes kineze”. Sipas perspektives kineze, kjo ndërhyrje do ta bënte edhe më të vështirë zgjidhjen e konflikti dhe sidomos në kushtet qё favorizon Pekini. Zyrtarët amerikanë kanë gjasa tё injorojnë vërejtjet e Chen-it dhe tё vazhdojnë misionet e tyre si zakonisht. Në të vërtetë, Pentagoni në plan, si rend të ditës të zgjerojë më tej agjendёn e bashkëpunimit ushtarak me Kinën, duke pritur zyrtarёt e lartё Kinës në SHBA.  Përveç forcave sё Komandës  nё Paqёsor, nё këtë mision do tё përfshihen edhe forcat kineze; si  në trajnime kundër piraterisë ashtu edhe ato tё ndihmёs sё shpejtё nё situata katastrofe. Por Kina mesa duket do të vazhdojё të pohojë me durim,  pretendimet e saj dhe mbi  legjitimitetin e pranisë amerikane atje, dhe të ngrejë pyetje në lidhje me besueshmërinë e  SHBA-ve nё lidhje me premtimet e dhëna nё fushën e sigurisë ndërkombëtare. Para krizës financiare, politikanët dhe ushtarakët amerikanë nuk ishin përballur kurrё me sfida tё  tilla,por tani ,ata kanë një problem të ri në “sëndukun” e vet.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›