E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Demokratike propozon Neritan Cekën kandidat për president

TIRANË-Partia Aleanca Demokratike (PAD) propozoi të shtunën Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës.

Pas kandidaturës së vetëshpallur të Fatos Nanos propozimeve për Kreun e ri të shtetit iu bashkangjit dhe një tjetër figurë politike, Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, i cili do të konkurojë për garën e ardhshme presidenciale.

Gjatë një deklarate për shtyp, përfaqësues të PAD-së vlerësuan se kandidatura e Cekës ka shanse për t'u mbështetur nga të gjitha palët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›