Bashkia e Tiranës, 5 projektvendime të reja në Këshill
TIRANE-Këshilli Bashkiak do të mblidhet javën e ardhshme për të miratuar pesë projektvendime të reja.
Burime nga Bashkia e Tiranës, konfirmojnë se më datë 2 maj, në Këshill do të diskutohen për miratim projektvendimi për draftin e rregullores për organizimin funksionimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për administratën bashkiake.
Një tjetër vendim i parashikuar është miratimi i vlerës maksimale të bonusit të strehimit për tri zona të rëndësishme, që përfshijnë hapësirat brenda unazës së vogël, atë ndërmjet dy unazave si dhe territoret periferike jashtë saj.
Këshillit do t’i paraqitet për miratim dhe projektvendimi për ndryshimin e buxhetit mbi miratimin e shpërblimit prej 2 milionë lekësh të reja sportistes Romela Begaj për arritje të rezultateve të larta sportive.
Në fund do të diskutohet edhe drafti për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2013-2015.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia e Tiranës rregullore të re, jo dekolte e minifunde