Berisha Pogradeci i Lasgushit dhe Kutelit do te jete qytet evropian

“Aleanca për Qytetarin” fushatë në Pogradec. I pranishëm kryeministri, Sali Berisha. Kandidati për Bashkinë e Pogradecit, i mazhorancës është Luan Topçiu.
Kandidati Topçiu në fjalën e tij tha premtoi se projektet e programit të tij do të hapin vende të reja pune, se Pogradeci do të jetë qyteti i luleve në çdo hapësirë, se do të ndërtohen banesa sociale për të pastrehët, do të ndërtohen rrugë, ujësjellës e shkolla.
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Pogradecit i ka përshëndetur dhe uruar ata për ditën e fitores.
Kryeministri e ka cilësuar mitingun e Pogradecit, miting i fitores, për Pogradecin e gjithë Shqipërinë.
“Unë ju garantoj ju që 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e bumit të jashtëzakonshëm ët Pogradecit por dhe mbarë Shqipërisë. Ne mblidhemi këtu, të vendosur që në çdo skaj të kij rrethi e këtij qyteti, të ndërtojmë ëndrrën tonë evropiane, Pogradecin europian. Shqipërinë Europiane”, tha kryeministri.
Kryeministri tha se Pogradeci, qyteti i Lasgushit dhe Kutelit, do të jetë qytet Europiana, pasi është një qytet me pasuri të mëdha turistike.
Kryeministri risolli në vëmendje edhe një herë arritjet e qeverisë së tij, nga anëtarësimi në NATO, liberalizmin e vizave e po ashtu edhe kthimin e Shqipërisë në destinacion turistik për mbarë botën.
Berisha tha se në 4 vitet që vijnë qeveria do të mbështesë çdo projekt të bashkisë. Investimet në infrastrukurë tha kreu i qeverisë do të shkurtojë distancën Tiranë-Pogradec në një orë udhëtim. “ 8 Maji është një datë e madhe për qytetarët e lirë. Të votojmë për zotin Topciu dhe gjithë kandidatët e “Aleancën për Qytetarët”, ka deklaruar kryeministri.