Rrezohet ne Kolegjin Zgjedhor ankimi i PS-se per vulat shtese
Kolegji Zgjedhor rrëzoi pretendimin e Partisë Socialiste për të rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhje, për prodhimin e vulave shtesë.
Me vendimin e datës 28 prill KQZ-ja I jepte fund njëherë e mirë bllokimit të proceseve të votimit nga largimi I ndonjë prej komisionerëve që mund të merrte me vete dhe vulën. Që një fletë votimi të jetë e vlefshme, duhet të ketë patjetër dy vula, që I përkasin kryetarit dhe sekretarit.
Me vulën rezervë, KQZ-ja zëvendësonte vulën që mund të dëmtohej apo mund të merrej me vete nga ndonjë prej komisionerëve.
Avokati i PS, Arjan Salati, kërkoi të rrëzonte vendimin e KQZ-së me pretendime për votimin e vendimit që mban numrin 493, pasi sipas tij është votuar vetëm nga katër anëtarë.
Edhe pretendimi që depozitimi I vulvave rezervë në zyrat rajonale të KQZ-së, që sipas Salatit mund të krijonte hapësira për manipulim dhe cenonte integritetin e votimit mund të u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor.
Përfaqësuesit e KQZ-së thanë në sallë se vula rezervë është lehtësisht e dallueshme nga dy vulat e tjera dhe se ajo shmang mundësitë që ndonjë komisioner i papërgjegjshëm të mund të bllokojë qëllimisht procesin e votimit.