Aleanca Kuq e Zi protesta nëpër botë

Aleanca Kuq e Zi
Aleanca Kuq e Zi ka paralajmëruar se do të zhvillojë protesta në disa kryeqytete të botës. Përfaqësuesit e AK-së kanë deklaruar se protestat do të zhvillohen për njohjen e votës së emigrantëve.
AK deklaron se tubimet do të zhvillohen në ambasadat shqiptare në Romë, Londër, Uashington, Bruksel.
Sipas tyre, emigrantët janë të tradhtuar nga dy forcat më të mëdha politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Aleanca Kuq e Zi deklaron më tej se ODIHR ka dështuar me reformën zgjedhore. /E.L/