E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Harmonia ndërfetare në Shqipëri është rast unik

Kretarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për modelin shqiptar i harmonisë ndërfetare, duke e cilësuar atë si rast unik në të gjithë botën.

Topalli ishte e ftuar në Konferencën e Parë Ndërkombëtare Çështja shpirtërore në humanizëm, organizuar nga Universiteti Bedër, ku ishin të pranishëm, përfaqësues të komuniteteve fetare, akademike, pedagogë, studentë etj.

Modeli shqiptar i harmonisë ndërfetare është rasti unik në të gjithë botën. Ky model është një tregues i qytetërimit dhe humanizmit së kombit tonë, është një model inspirues dhe vlerë e jashtëzakonshme e kohërave moderne, u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se kontributi i të gjithë komuniteteve fetare shqiptare në formimin intelektual të të rinjve është i padiskutueshëm dhe i paçmueshëm. Ky kontribut vlerësoi ajo, është një vlerë e madhe e shtuar në përparimin e dijes dhe të vlerave morale të shqiptarëve. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›