E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami nuk merr pjesë në mbledhjen e grupit: Përjashtimi im, ngjarje e rrallë për politikën

Share

(E PERDITESUAR)- Ashtu siç kishte paralajmëruar, Kastriot Islami nuk ka pranuar që të marrë pjesë në mbledhje e grupit të PS-së, ku u diskutua dhe u mor vendimi për përjashtimin e tij. Islami ka thënë se pa praninë e mediave nuk mund të merrte pjesë.

Sipas Islamit, mbledhjet e grupit të PS-së, sipas statutit të partisë bëhen me dyer të mbyllura, por përjashtimi i tij është një ngjarje e rrallë për politikën shqiptare, ndaj dhe mbledhja duhej bërë me dyer të hapura. Ai ka paralajmëruar një konferencë shtypi më vonë, ku tha se do të japë sqarimet e tij mbi këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›